Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka njoftuar se sot ka filluar konferencën `Java e Konsultimeve për regjistrimin e popullsisë (ReKos 2024)`.
Sipas ASK-së kjo konferencë që ka për qëllim t’i njoftojë pjesëmarrësit me Planin e Shpërndarjes së të dhënave të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, fazat e shpërndarjes së të dhënave, kryesore dhe raporteve tematike; Format e shpërndarjes (elektronike, të shtypura dhe përmes hartave).
Në këtë Konferencë janë të ftuar institucionet qendrore dhe lokale, si:Pë Presidenca, Zyra e Kryeministrit, Kuvendi, ministritë, agjencitë e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Kosovë dhe Institutet hulumtuese; komunat e Kosovës; universitetet, ambasadat, odat ekonomike, FMN, USAID, KCFK, OSCE, GIZ, ADA, Sida, etj.
Fjalën hyrëse në këtë Konferencë e mbajti U.d. Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati, i cili dha sqarime të hollësishme për përgatitjen e publikimeve nga Regjistrimi I Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024) që do të publikohen me rezultatet përfundimtare në dhjetor të këtij viti.
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit