Më shumë se 12,000 konsumatorë të TERMOKOS do të pajisen me njehsorë të mençur të kalkulimit të shpenzimeve të ngrohjes, duke ua mundësuar përdoruesve të rrjetit të paguajnë sipas konsumit e jo me metra katrorë si deri më tani.
Ky investim është bërë i mundur falë bashkëpunimit të inicuar muaj më parë, e që sot u formalizua me nënshkrimin e Memorandum Bashkëpunimit në mes Fondacionit të Mileniumit të Kosovës (MFK) dhe Termokos, në prezencën e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, raporton arbresh.info.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, MFK dhe Termokos zotohen për bashkëpunim në implementimin e projektit Prishtina HeatSave, që ka për qëllim faturimin në bazë te konsumit duke krijuar një sistem modern të faturimit për Termokos.
Petrit Selimi, Drejtor Ekzekutiv i MFK u shpreh se ky investim i radhës i MFK është fokusuar në modernizimin e Termokosit duke futur njehsorë në banesat e Prishtinës. Sipas eksperiencës së qyteteve tjera që kanë implementuar këtë investim, prite deri 30% kursime të energjisë termike, gjë që mundëson zgjerimin e mëtutjeshëm të rrjetit në lagje ku Termokosi nuk shërben.
“Ky projekt po realizohet në periudhën kur kërkesa për shërbimet e ngrohjes janë në nivel shumë të lartē dhe ky projekt mundëson faturimin bazuar në energjinë e shpenzuar qka nënkupton faturim real dhe kursim të energjisë” shtoi kryeshefi i Termokos, Arsim Fetahu, raporton arbresh.info.
Në anën tjetër, nënkryetari Selim Pacolli, deklaroi se Komuna e Prishtinës falenderon donatorët si MCC por edhe ata nga BE dhe Gjermania që po investojnë në zgjerimin e modernizimin e Termokosit. Energjia termike ndikon jo vetëm në zbutjen e faturave të rrymës, por edhe në përmirsimin e kualitetit të ajrit prandaj kjo marrëveshje dhe këto investime janë prioritet për Komunën.
Muajin e kaluar, MFK, Termokos dhe Komuna e Prishtinës kanë filluar me fazën e parë të implementimit të projektit Prishtina HeatSave, ku ekipet profesionale realizuan hulumtime teknike dhe sociale në apartamente dhe shtëpi individuale konsumatore të TERMOKOS-it.
Aktiviteti për Matjen e Ngrohjes Qendrore (DHM), mbështetur nga Millennium Challenge Corporation (MCC), është njëri nga aktivitetet kryesore në kuadër të Projektit ‘Peizazhi i Energjisë së Qëndrueshme’ i Programit të Pragut, që ka për qëllim t’a ulë shfrytëzimin e energjisë në amvisëri dhe të kalohet në burime jo-elektrike dhe më të pastra të ngrohjes nëpërmjet: Pilotimit të llojeve të ndryshme të stimujve dhe të modaliteteve për t’i inkurajuar amvisëritë që të investojnë në masa me kosto efektive dhe kursim të energjisë (p.sh. izolimi, rezistenca ndaj motit, etj.).
Pilotimi i njehsimit të ngrohjes qendrore dhe i tarifave në bazë të konsumit në mënyrë që të vlerësohet ndikimi në efikasitetin potencial që do t’a mundësonte zgjerimin e sistemit./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...