Fillon heshtja zgjedhore

00:17 | 10 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Pas dhjetë ditë fushatë publike dhe shumë ditë terja fushatë të pa shpallur, në këto çaste ka filluar heshtja zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të Kosovës.

Sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, heshtja zgjedhore fillon një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve dhe heshtja hynë në fuqi në ora 24:00. Në heshtjen zgjedhore ndalohet çdo organizim apo thirrje publike, për çdo subjekt politik dhe kandidat politik, po ashtu janë të ndaluara edhe të gjitha llojet e marketingut zgjedhor.

Në garën për të hyrë në Kuvendin e Kosovës janë dy koalicione të mëdha PDK-AAK-Nisma dhe disa parti të vogla, koalicioni LDK-AKR-Alternativa, kurse Lëvizja Vetëvendosje garon e vetme. E vetme ka vendosur të garojë edhe Partia Fjala.

Në garë janë edhe disa parti të komuniteteve joshqiptare. Votimet fillojnë të dielën në ora 07:00 dhe vendvotimet mbyllen në ora 19:00.

Kuvendi i Kosovës ka 120 deputetë dhe për ta formuar qeverinë, një parti apo koalicion qeverisës, duhet ta ketë së paku shumicën e thjeshtë parlamentare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme