Dështimi i Demarkacionit, i ushtrisë dhe i Asociacionit kanë bërë që opozita kosovare të insistojë në kërkimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vend. Zyrtarisht këtë nuk e thonë partitë e koalicionit PDK-LDK, megjithatë të gjithë në terren e kanë nisur fushatën.
Kosova shumë shpejt mund të shkojë edhe në zgjedhje të parakohshme. Partitë kanë nisur aktivisht të punojnë në terren, ndërkohë që ambiciet për pozita të larta politike nuk po fshihen. PDK-ja zyrtarizoi kryetarin e saj Kadri Veselin kandidat për kryeministër të Kosovës. Ndërkohë që edhe opozita është duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.
Duket se vetëm LDK-së nuk i konvenon të ketë zgjedhje. “Mund të ketë zgjedhje me marrëveshjen e partive politike, deri më tash nuk ka diçka të tillë”, ka thënë nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti.
Ndërkohë këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, pyetjes së gazetës “Zëri” për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme i është përgjigjur me një “Jo”.
Por sipas Halitit, vendi mund të shkojë në zgjedhje vetëm nëse një gjë e tillë kërkohet nga partitë politike në vend me marrëveshje paraprake.
“Mund të ketë zgjedhje me marrëveshjen e partive politike, deri më tash nuk ka diçka të tillë. Ne kemi shkuar dy herë në zgjedhje të jashtëzakonshme me variante të ndryshme, kur ka pasur marrëveshje kemi shkuar në zgjedhje të parakohshme, Edhe zgjedhjet e kaluara kanë qenë të parakohshme”, ka potencuar Haliti.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...