Ka filluar festivali i grafiteve ‘Meeting of Styles’ në ‘Rrugën B’ në kryeqytet.
Besart Vllahinja, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prishtinës nga radhët e #AKR, bëri hapjen e Festivalit të Grafiteve “Meeting of Styles” i njohur ndërkombëtarisht për ndikimin e tij në artin e realizuar në hapësira publike.
Numër i konsiderueshëm i artistëve vendor dhe të huaj filluan krijimtarinë e tyre artistike, pas hapjes solemne të festivalit në “Rrugën B” në kryeqytet. Brenda pak ditëve, Prishtina do të zgjohet me kryevepra të realizuara në mure.
“Puna e AKR-së në qeverisjen lokale në Komunën e Prishtinës është shembull, dhe kjo tregon edhe njëherë se vetëm Aleanca Kosova e Re mund ta kthej shpresën për qytetarin e Kosovës. #AKR #ShpresëPërKosovën”, thuhet në njoftimin për media nga AKR./Arbresh.info
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...