Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostolova dhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, do të nisin projektin “Mbështetje për Kodin Civil të Kosovës” – faza 2.
Projekti “Mbështetje për Kodin Civil – faza 2”, i financuar nga Bashkimi Evropian me më shumë se 2.3 milion Euro, vazhdon të mbështesë Ministrinë e Drejtësisë për të finalizuar Kodin Civil gjithëpërfshirës dhe të avansuar për Kosovën.
Drafti i parë është përgatitur nga projekti i mëparshëm i financuar nga BE-ja. Për të zhvilluar një proces të gjerë dhe konsultativ në tërë Kosovën, Ministria e Drejtësisë dhe ekipi i projektit do ta organizojnë lansimin dhe fillimin e konsultimeve në një konferencë që do të mbahet këtë të enjte në Prishtinë.
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka