Fillon falja e Kurban Bajramit (LIVE)

06:45 | 1 Shtator 2017
arbresh.info

Ka filluar falja e namazit të Kurban Bajramit apo në shqip “Festa e Flijimit”. Kurban Bajrami festohet sot tek i gjithë komuniteti mysliman nëpër botë, shkruan arbresh.info.

Është ndër festat kryesore për besimtarët mysliman. Festa e Kurban Bajramit vjen pasi besimtarët kryejnë një ndër kushtet themelore të fesë – Haxhin. Përveç, kryerjes së Haxhit, besimtarët në këtë festë janë të obliguar që të therin edhe kurbanin. Therja e kurbanit është e normuar me rregullat fetare islame.

Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijoj djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyj, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftoj Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.

Tradicionalisht therren kurbanë, përfshirë myslimanët që shënojnë festën edhe në Kosovë.

Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një të tretën; një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa një e treta e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

Në kalendarin hixhri (islam), Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë. Në kalendarin gregorian, data ndryshon nga viti në vit duke shkuar përafërsisht 11 ditë më herët çdo vit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme