Mbi 60 të rinj nga qytete të ndryshme të Kosovës, janë mbledhur në Innovation Centre Kosovo (ICK) për të marr pjesë në edicionin e pestë të garës ndërkombëtare “NASA Space Apps Challenge”.
Garuesit e ndarë në dhjetë grupe vijnë nga fusha të ndryshme si: programim, robotikë, mekatronikë, dizajn, art, fizikë dhe astronomi.
Nga 18-20 tetor, 20 mijë pjesëmarrës nga mbi 200 qytete po marrin pjesë në garën e NASA për gjetjen e zgjidhjeve digjitale për gjashtë sfidat kryesore të këtij edicioni: Oqeanet, Hëna, Planetet afër dhe larg, Drejt Yjeve, Jeta në Tokë dhe Shpik sfidën tënde.
Nëpërmjet shfrytëzimit të të dhënave të hapura të NASA, brenda 56 orëve, pjesëmarrësit do të punojnë në projektet e tyre hardverike apo softerike, me qëllim të adresimit të mbi 25 nën-sfidave të garës. Përveq kësaj, për të gjithë garuesit NASA ka ofruar një paketë me shërbime pa pagesë nga Google Cloud, Sentinel Hub dhe domainin .co.
Dy ekipe fituese nga Kosova do të nominohen të dielen për vlerësim global, në kategoritë: përdorimi më i mirë i të dhënave, koncepti më i mirë, përdorimi më i mirë i harvdverit, ndikim galaktik, përdorimi më i mirë i shkencës dhe projekti më frymëzues.
Në edicionet e kaluara, ekipet nga Kosova kanë fituar dy çmime globale: NatEv ishte shpallur fitues i “People’s Choice Award” më 2015, ndërsa ekipi Heliox ishte renditur në Top5 për përdorimin më të mirë të të dhënave.
NASA Space Apps Challenge Prishtina 2019 mbështetet nga GIZ Kosova dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë.
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...