Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e Forumit të Ndërkombëtar “Ulpiana”, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Ky Forum që po mbahet për herë të parë, për tre ditë rresht do të mirëpres 21 shtete nga e gjithë bota, me 48 folës në gjashtë panele të ndryshme tematike, përfshirë udhëheqës të fushës së migrimit dhe diasporës, përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare, akademia, shoqëria civile dhe media, përcjell Arbresh.info.
“Historia dhe identiteti ynë nuk jetojnë vetëm brenda kufijve tanë, por ato shtrihen përtej, duke rezonuar brenda diasporës sonë, e cila është e përhapur shumë e gjerë. Këto komunitete, bartin histori triumfesh dhe sfidash, jo thjesht si rrëfime personale, por si mishërim i gjallë i frymës që përcakton kombin tonë”, tha Kurti.
Duke folur për kontributet e diasporës së Kosovës, kryeministri tha se ato janë të pamatshme.
Ai veçoi rolin e saj të rëndësishëm gjatë periudhës sonë më të errët të shënuar nga krimet kundër njerëzimit dhe shtypja e zërave, në shpërfaqjen e mizorive ndaj popullit tonë përballë propagandës së agresorit.
“Ata u bashkuan me përkrahësit e të drejtave të njeriut dhe demokracisë për të ndaluar gjenocidin që po shpalosej në vendin e tyre”, tha kryeministri.
“Komunitetet e diasporës kanë luajtur gjithashtu rolin e tyre, sepse ato i kanë formësuar vendet e tyre të origjinës nga shtëpitë e tyre të reja. Diaspora jonë është më shumë se një grup individësh që jetojnë jashtë vendit; është një forcë e fuqishme—një urë e fuqishme që lidh atdheun tonë me botën”, shtoi Kurti.
Mes tjerash, Kurti, theksoi rëndësinë e diasporës në shtetndërtimin e Kosovës si dhe rolin kyç të tyre në aspektin ekonomiko-kulturor. Përmendi dhe iniciativat e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në fuqizimin e lidhjes së Kosovës me diasporën e saj, përfshirë “Dialogun me Diasporën” dhe “Programin për Diplomaci Qytetare”.
“Ju ftoj të angazhoheni aktivisht me ne, të ndani idetë tuaja dhe të bashkohemi në formësimin e trajektores së kombeve tona. Së bashku, ne mund të ndërtojmë një të ardhme ku potenciali i diasporës sonë është realizuar plotësisht dhe ku forca jonë kolektive nuk njeh kufij”, përfundoi fjalën e tij kryeministri Kurti.
“Forumi “Ulpiana”, si një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në vend, synon rrjetëzimin e strukturave politike dhe institucionale që punojnë në krijimin e mekanizmave inovative për ndërlidhjen dhe angazhimin e diasporës, si dhe krijimin e mundësive për rrjetëzimin e pjesëmarrësve të qeverive të ndryshme në forum, me liderë globalë politikë, organizata akademike dhe të diasporës, si dhe industri të ndryshme”, thuhet në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit./Arbresh.info
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...