Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 76-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Steven Russell i cili është i pranishëm së bashku me tre përfaqësues të Qeverisë amerikane në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Sipas kryetarit të trupit gjykues i cili njoftoi për procesverbal, njëri nga përfaqësuesit ishte ulur pranë dëshmitarit i cili deklaroi se e përfaqëson dëshmitarin ndërsa dy të tjerë janë ulur pas mbrojtjes së viktimave të cilët u deklaruan se e përfaqësojnë Departamentin e Shtetit Amerikan, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Dëshmitarit iu prezantua një dokument që sipas ZPS-së ishte autorizim policie ku thuhet se poseduesi i këtij letërnjoftimi zyrtar ka të drejtë të mbajë armë zjarri dhe ta përdorë atë në rastet e parapara me ligj, të bëjë legjitimimin e personave dhe t’i sjellë ata përpara organeve të policisë, të hyjë në banesë të huaj pa marrë leje, të shërbehet me mjete të huaja transporti dhe telefon si dhe të konfiskojë mjete të cilat janë në kundërshtim me ligjin.
“Jo vetëm që i kemi parë, por edhe i kemi sekuestruar dhe disa herë kemi hasur me personat që kanë bërë punë të autorizuar policie”, tha Russell kur u pyet se a ka parë dokumente të tilla pasi sipas tij autorizime jepnin vetëm Kombet e Bashkuara.
Më pas u prezantua një kartë e cila sipas prokurorit Halling në të shkruhej “Ministria e Rendit Publik- letërnjoftim zyrtar për Selim Krasniqin”. Hallin pyeti dëshmitarin se a kishte parë karta të tilla në duart e UÇK-së.
“Po kemi parë letërnjoftime të kësaj natyre, po ashtu kemi parë dhe dokumente të paligjshme të Qeverisë, letërnjoftime të paligjshme të cilat nuk kishin marrë miratimin nga instancat përkatëse”, tha dëshmitari.
Dëshmitari tha se nuk e dinin në atë kohë se kush ishin shumë prej anëtarëve të Qeverisë. Ndërsa, prokurori Halling kërkoi që ky dokument të pranohet në prova materiale pasi sipas tij aty shënohej ‘Ministri i Rendit Publik, Rexhep Selimi’ dhe se mbante një nënshkrim aty dhe sipas tij këto ishin sekuestruar nga shtëpia e të akuzuarit.
Këto dokumente u pranuan në prova materiale dhe u klasifikuan si konfidencial.
Tutje, dëshmitari pohoi se ishte me mision në Kosovë nga korriku i 99-ës e tutje dhe sipas tij ata e kanë pasur përgjegjësinë të mbanin rend si pjesë e OKB.
Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjasë rreth një ditë e që ZPS-ja ka paraparë një orë e gjysmë për pyetjet e saj. Ndërsa, mbrojtja kanë vlerësuar se i duhen pesë orë për kundërpyteje.
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...