Ndaj tyre pritet të dëgjohen dëshmitë për akuzat ndaj 11 të akuzuarit, përfshirë ish-shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci,ministrin e Inovacionit e Ndërmarrësisë, Besim Beqaj,Zenun Pajaziti, Arbenita Pajaziti, Njazi Kryeziu, Fatmir Shurdhaj, Sedat Gashi, Ilhami Gashi, Ismet Neziraj, Xhavit Dakaj dhe Rexhë Abazit.
Njëmbëdhjetë të akuzuarit e rastit “Pronto” në seancën fillestare kanë mohuar akuzat që rëndojnë mbi ta dhe janë deklaruar të pafajshëm./arbresh.info/
Të akuzuarit e rastit “Pronto” sot para gjykate
E hënë, 08:37
Njëmbëdhjetë të akuzuarit e rastit “Pronto” të cilët në seancën fillestare kanë mohuar akuzat që rëndojnë mbi ta dhe janë deklaruar të pafajshëm, do të paraqiten sot në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Në seancën e shqyrtimit kryesor ndaj tyre pritet të dëgjohen dëshmitë për akuzat ndaj 11 të akuzuarit, përfshirë ish-shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci,ministrin e Inovacionit e Ndërmarrësisë, Besim Beqaj,Zenun Pajaziti, Arbenita Pajaziti, Njazi Kryeziu, Fatmir Shurdhaj, Sedat Gashi, Ilhami Gashi, Ismet Neziraj, Xhavit Dakaj dhe Rexhë Abazit.
Ndryshe, sipas aktakuzës, të pandehurit kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare duke bashkëpunuar në mes vete për dhënien e privilegjeve dhe përparësive kundërligjshme personave të cilët kanë konkurruar në funksione të rëndësishme, siç janë: drejtor për Ndërmarrjet publike qendrore, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Kryeshef i Agjencisë për produkte medicinale dhe Koordinator i Qendrës së Regjistrimit Civil në Komunën e Klinës, duke mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e kandidatëve të tjerë, të garantuara me ligj.
Në aktakuzë është trajtuar çështja penale e punësimeve dhe ndarjes së posteve, të bazuara në përkatësinë partiake dhe raporte personale, për të cilin problem për një kohë të gjatë alarmojnë qytetarët e Kosovës, Agjencitë për zbatimin e ligjit si dhe mediat dhe shoqëria civile.
Kjo vepër për të cilën akuzohen këta zyrtarë dhe ish-zyrtarë, sipas nenit 193, paragrafit 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, është e dënueshme prej 6 muaj deri në 5 vjet burgim.
Ky rast ishte publikuar nga mediat publike, duke zbuluar veprimet dhe metodat e punësimit brenda grupeve të ngushta interesi, në bazë të së cilës është nisur hetimi i prokurorisë, i cili rezultoi me ngritjen e aktakuzës.
Protagonisti kryesor i asaj që është quajtur si “Afera Pronto”, ka qenë ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabvoci. Në vitin 2011, për herë të parë ishin publikuar në media bisedat nga disa përgjime të EULEX-it, e ku Grabovci dëgjohej duke biseduar ndër të tjerash edhe me presidentin aktual
Hashim Thaçin, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe persona të tjerë të politikës, kryesisht të PDK-së.
Grabovci në atë kohë ishte duke u hetuar nga ana e EULEX-it për vepra korruptive në cilësinë e zëvendësministrit të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, mirëpo këto hetime ndaj tij ishin mbyllur në mungesë të provave
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...