Pas takimeve veç e veç të Federica Mogherinit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para pak çastesh në Bruksel ka filluar darka e punës e përbashkët.
Në ndërkohë, zëvendëskryeministri i serb, Nebojsha Stefanoviq, pas reagimit që i bëri kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se nuk ka pasur kohë të merret me Asociacionin, ka paralajmëruar se mund të ketë surpriza në Bruksel.
Sipas tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel mund të përgatisë një surprizë sonte, duke mos treguar se për çfarë “surprize” bëhet fjalë, transmeton lajmi.net.
“Mund të them se Vuçiqi mund t’ua përgatisë një befasi sonte dhe nuk e përjashtoj mundësinë që ne të marrim vendim ta formojmë vetë Asociacionin e Komunave Serbe pa na u bërë vonë se kush çka ka për të thënë për këtë”, ka thënë Stefanoviq për TV Pink.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...