Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se ka filluar asfaltimi i një segmenti në magjistralen Prishtinë – Podujevë, me gjatësi prej 800 metrave e me gjerësi 7.5 metra.
Durmishi tha se janë të përkushtuar që punët të ecin me ritëm sa më të shpejt, veçanërisht në prag të nisjes së sezonit të verës.
“Sot, filluam me shtresën e parë të asfaltit tek LOT1 – Segmenti me gjatësi prej 800m, e me gjerësi prej 7,5m. Jemi të përkushtuar që punët të ecin me ritme sa më të shpejta, veçanërisht në prag të nisjes së sezonit të verës, ku pritet që ky segment të jetë gati për qarkullimin e automjeteve duke lehtësuar kështu lëvizjen dhe rritur parametrat e sigurisë rrugore”, shkroi Durmishi.
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek