Pas mbajtjes së takimeve me kryetar të lagjeve të Rahovecit, kryetar të fshatrave, përfaqësues të OJQ-ve dhe përfaqësueseve të operatorëve ekonomik të cilët kanë kontrata në Komunën e Rahovecit, sot ka filluar aksioni për pastrimin e mbeturinave me moton “TA PASTROJMË RAHOVECIN SË BASHKU”.
Ky aksion pritet të zgjas deri në heqjen e të gjitha “pikave të zeza” me mbeturina në tërë hapësirën e Komunës së Rahovecit.
I pranishëm në fillimin e aksionit të pastrimit të mbeturinave ishte edhe Kryetari i Komunës Smajl Latifi me stafin e tij, nxënëset e shkollave fillore “Ardhmëria” dhe “Isa Boletini”. Aksionit i janë përgjigjur edhe punëtorët ndërmarrjes publike KRM “Ekoregjioni” Prizren, Njësia Operative në Rahovec.
Aksionit i janë përgjigjur qytetarë në gjithë territorin e Komunës, nxënës dhe vullnetar të Qendrës Rinore SHL-Kosova. Simbolikisht aksioni për pastrimin e mbeturinave ka filluar në orën 8:30 nga vendi i quajtur “Rrasat e Rahovecit”, në rrugën Rahovecit-Malishevë./Arbresh.info
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...