Google ADS

Fillojnë trajnimet për noterët e rinj, Haxhiu iu uron suksese dhe ofron mbështetjen

11:51 | 21 Shtator 2024
K.B

Sot kanë filluar trajnimet për noterët e rinj.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu iu ka uruar suksese të gjithëve.

Haxhiu ka theksuar se me përkushtimin e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme institucionale, do të jemi në gjendje të ndërtojmë një sistem noterial demokratik.

“Sot kanë filluar trajnimet për noterët e rinj, në fjalën time hyrëse, iu urova suksese të gjithëve dhe theksova se me përkushtimin e tyre dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme institucionale, do të jemi në gjendje të ndërtojmë një sistem noterial jo vetëm të besueshëm, por edhe që reflekton vlerat tona demokratike dhe të drejtësisë sociale”, ka shkruar ministrja në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme