Google ADS

Fillojnë trajnimet në instalime solare në Qendrat e Aftësimit Profesional

16:39 | 15 Mars 2024
E.K

Sot në Qendrën e Aftësimit Profesional në Ferizaj u shënua fillimi i trajnimeve në instalime solare në pesë (5) Qendra të Aftësimit Profesional (QAP) në vend, përkatësisht në QAP Ferizaj, Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë dhe Prizren.

Me këtë rast, Ministri Murati u shpreh se “trajnimet në instalimin e paneleve solare paraqesin një hap të rëndësishëm për Ministrinë, ngase hapin dyert për punësime të reja në një industri jo shumë të njohur, por më mjaft potencial në vendin tonë. Analizat e tregut dëshmojnë nevojën për rreth 10 mijë vende të reja pune profesionale për të garantuar tranzicionin energjetik në vend, që dëshmon edhe më tej rëndësinë e këtyre trajnimeve”.

Në anën e tij, Queirós, shefi i Zyres së UNDP-së në Kosovë, të cilët edhe e kanë përkrahur kët projekt, u shpreh se “përmes trajnimit në panele solare, ne synojmë krijimin e një mekanizmi që pajis fuqinë punëtore me aftësitë e nevojshme për të përmbushur kërkesat e tregut.”

Së fundi, Drejtoresha e Agjencisë së Punësimit, znj. Namani Rexha theksoi nevojën për kërkime të vazhdueshme dhe ngritjen e aftësive të fuqisë punëtore në linjë me nevojat e tregut të punës, veçanërisht në sektorët si energjia diellore.

Në fund të ceremonisë, Queirós dhe Namani Rexha nënshkruan marrëveshjen e dorëzimit të pajisjeve që do të përdoren për trajnimin e ardhshëm të instalimit të paneleve diellore në pesë QAP-të pjesëmarrëse.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve mbetet e angazhuar për të garantuar aftësimin profesional e punësimin e fuqisë punëtore në sektorë të cilët i kontribuojnë zhvillimit ekonomik të vendit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme