Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati ka njoftuar se është duke u rinovuar shkolla , ‘’Meto Bajraktari’’.
Ajo ka ndarë një video në profilin e saj në Facebook, ku shihen renovimet.
Musmurati ka premtuar se do të ndërrohen të gjitha dritaret, dhe do të rregullohet edhe oborri, duke shtuar se kanë premtuar punë dhe jo ankesa.
“Tung Prishtinë, stacioni ynë i radhës është shkolla ‘Meto Bajraktari, jam e lumtur të ndaj me ju pamjet e transformimit të saj të domosdoshëm, e të shumëkërkuar nga nxënësit dhe stafi i shkollës. Studimet dëshmojnë se mjedisi që na rrethon na ndikon psiqikisht dhe emocionalisht, arkitektura e mërzitshme nuk është thjesht e bezdisshme ose e pakëndshme, ajo është e dëmshme dhe mund të na bëj joproduktivë. Prandaj i kemi kushtu vëmendje çdo detaji, duke kriju një mjedis mikpritës, me materiale cilësore dhe shumë ngjyra Së shpejti do t’i ndërrojmë të gjitha dritaret, he do të rregullojmë edhe oborrin e shkollës , kemi premtu punë e ajo ankesa, nuk kemi me u ndal në rrugën tonë në shërbim të komunitetit, prandaj shihemi në shkollat e tjera”, shprehet ajo.
Statusin e saj e ka shpërndarë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Sipas Ramës, falë renovimeve kjo shkollë po bëhet si e re, dhe nxënësit do të kenë një ambient më të përshtatshëm.
“Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Meto Bajraktari” po bëhet si e re falë renovimit që jemi duke e bërë. Nxënësit bashkë me stafin e këtij institucioni arsimor do të kenë një ambient më të mirë, shumë të përshtatshëm për të gjithë”, shkruan Rama./Arbresh.info/
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...
Kurti vendos gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Sht...
22 raste “escorta” në Kosovë gjatë këtij viti, shtetaseve të...