Dita e Falënderimeve – Thanksgiving, është një festë për t’u mbledhur me familjen dhe miqtë dhe për të reflektuar mbi bekimet e vitit të kaluar.
Kisha protestante “Bashkësia e Popullit të Zotit” në Prishtinë, ka filluar përgatitjet edhe këtë vit të kësaj feste.
“Dita e Falënderimeve”, që festohet të enjten e katërt të nëntorit, në ShBA, është një nga festa me më shumë udhëtime të vitit. Darka, e bukur dhe e gëzueshme festive ka në qendër te saj patjetër Gjelin e detit, të mbushur me përshesh – crown bread, patatet e ziera me qumësht, vezë dhe pak miell, misra të zier, arra dhe garnitura te tjera, duke i shoqëruar ato me një ëmbëlsirë me kunguj të verdhë, ndërsa në Kosovë festohet në javën e tretë të tetorit, shkruan arbresh.info.
Leonora Kurti, administratore në Kishën “Bashkësia e Popullit të Zotit”, në një intervistë për arbresh.info, ka thënë se kjo ditë është festë që festohet nga besimi krishter protestant, duke iu falënderuar Zotit për të korrurat dhe për bereqetin e dhënë.
“Ne si Kishë protestante “Bashkësia e Popullit të Zotit”, ka mbi 30 vite që i bëjmë këto përgatitje, për t’i ndarë një ditë Zotit, dhe t’i themi Zotit faleminderit për bereqetin, faleminderit për të korrurat, faleminderit për të gjitha të mirat që na ka dhënë. Kjo festë është feste Biblike, ku është festë e të korrurave, kur populli ka mbledhur të korrurat, dhe tek populli shqiptar, ish-president, Ibrahim Rugova, i ndjeri, i cili e ka forcuar këtë festë ku 23 nëntorin e kishte shpallur si festë këtë ditë të popullit, apo si “Darka e Lamës”, për t’i qenë zotit mirënjohës për të mirat dhe për frytet, dhe gjithçka që siguron për ne, për nevojat që i kemi për të ngrënë”, ka thënë administratorja në Kishën “Bashkësia e Popullit të Zotit”.
Në Kosovë, kjo ditë do të mbahet me 27 nëntor, ku kishin filluar edhe përgatitjet e kësaj feste, nga kjo Kishë.
E veçanta e kësaj dite është, se inkurajohen që personat që vijnë në këtë ditë, të sjellin edhe ushqimet tradicionale, ajo tha për arbresh.info, se data nuk luan rol, dhe këtë vit do të festohet me 27 tetor (e diel).
“Këtë vit ne do ta festojmë më 27 tetor, sepse data luan pak rol, me rëndësi është të mësojmë njerëzit dhe popullin, për ta falënderuar Zotin, sepse ne duhet të sjellim diçka para zotit, prej ushqimeve të ndajmë bashkë me tjetrin”, ka thënë ajo.
Po ashtu Leonora, tha se nuk ka përkrahje nga shteti, por i inkurajojmë që qeveritarët që të vijnë si mirënjohës përpara Zotit, si individ por edhe si qeveritar.
“Kisha është e ndarë nga shteti, ne i inkurajojmë edhe qeveritarët që të vijnë si mirënjohës përpara Zotit, si individ por edhe si qeveritar, që pavarësisht të gjitha gjërave të ndajnë kohën e tyre bashkë me të tjerët për mirëqenien e Zotit”, ka thënë ajo.
Për të mësuar më shumë rreth kësaj feste, ndiqeni storjen e përgatitur nga Arbresh.info.
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...