Google ADS

Fillojnë hetimet ndaj të dyshuarve në rastin e Mustafës

22:57 | 30 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Sot rreth orës 13:00 në rrugën “Enver Zymberi” në Prishtinë, Policia e Kosovës kishte pranuar informatën për një rrahje.

Sipas informacioneve të para të përfshirë në këtë rrahje kanë qenë disa persona prej të cilëve dy kanë pësuar lëndime trupore.

Lidhur me rastin në fjalë personat e përfshirë në këtë rast kanë shkuar në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë.

Pasi që dyshohej që në këtë rast ka pasur të përfshirë edhe zyrtarë policorë, bazuar në kompetencat ligjore dhe autorizimet e Inspektoratit Policor të Kosovës janë njoftuar edhe hetuesit e IPK-së.

Të njëjtit (hetuesit e IPK-së) kanë dalë në vend ngjarje dhe është kontaktuar edhe prokurori kujdestar i cili edhe ka autorizuar ndërmarrjen e një sërë veprimesh hetimore drejt ndriçimit të këtij rasti duke përfshirë intervistimin e personave të dyshuar, disa dëshmitarëve, sigurimin e disa video-incizimeve që mund të kenë pamje të incidentit etj.

Nga Prokurori kompetent rasti është cilësuar si vepër penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe deri tani dy persona janë cilësuar si persona të dyshuar (njëri nga ta zyrtar policor A.B. dhe tjetri qytetar).

Me vendim të prokurorit kompetent rasti vazhdon në procedurë të rregullt përderisa do të vazhdohet me ndërmarrjen edhe të veprimeve tjera hetimore në konsultim me prokurorin nga hetuesit e IPK-së deri në ndriçimin e plotë të rastit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme