Në mjediset e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot filloi aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut.
Sipas një njoftimit të MFSK-së, ky aksion është sipas planit vjetor të departamentit për bashkëpunim civilo-ushtarak dhe në bashkëpunim me departamentin e mjekësisë të MFSK-së, në realizim të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe Kompanisë së Mjekësisë të FSK-së.“Edhe përkundër që është muaji i pushimeve, interesimi i pjesëtarëve të MFSK-së dhe stafit civil të Ministrisë, për dhurimin vullnetar të gjakut, që në ditën e parë ishte i madh.
Kjo po dëshmon se FSK-ja ka një traditë të organizimit dhe dhurimit vullnetar të gjakut, jo vetëm gjatë aksioneve të rregullta por edhe në rast të kërkesave individuale të qytetarëve”, thuhet në njoftim. Majori Liman Salihu nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak ka thënë se tashmë është bërë traditë dhurimi vullnetar i gjakut, i cili këtë vit është ndarë në dy faza, sick ka qenë nga data 16 janar deri më 31 janar, dhe faza e dytë filloi sot dhe do të vazhdojë në KFT dhe njësitet e tjera të saj deri më 30 gusht.Ndërsa, Fadil Rrahmani, menaxheri i Marketingut në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut ka thënë se FSK-ja është donatori më i madh i dhurimit të gjakut për qendrën e tyre.Aksionin për dhurimin e gjakut edhe këtë vit po e kryejnë mjekët e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në bashkëpunim me mjekët e Kompanisë së Mjekësisë të FSK-së, ku sipas kalendarit do t’i vizitojnë të gjitha kazermat e FSK-së, dhe deri në fund të muajit gusht pritet të përfundoi edhe faza e dytë e këtij aksion
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...