Google ADS

Fillimisht e dhunoi e më pas e trafikoi, arrest shtëpiak për të dyshuarin nga Istogu

14:29 | 15 Gusht 2019
L G

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit Q.A për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të trafikimit me njerëz.

Sipas njoftimit të gjykatës, i dyshuari e kishte trafikuar viktimën vepër për dy muaj rresht gjatë vitit 2012.

“Gjatë muajve gusht – shtator 2012, në Banjë, Komuna Istog, në bashkëveprim me persona të tjerë ka trafikuar viktimën A.S, në atë mënyrë që pasi i pandehuri paraprakisht e strehon viktimën në katin e dytë të furrës së tij dhe kryen me viktimën marrëdhënie seksuale pa vullnetin e saj për tre ditë, pastaj e thërret një person tjetër i cili e merr viktimën me automjet dhe për këtë shërbim ia jep pesëdhjetë (50) euro, e i cili pastaj e dërgon viktimën në Prizren dhe kryen marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Me këto veprime i pandehuri Q.A dyshohet se ka kryer veprën penale trafikim me njerëz.

“Gjykata në këtë çështje juridiko penale, ka caktuar disa herë shqyrtim gjyqësor ku të bashkëpandehurit të tjerë kanë ardhur rregullisht, mirëpo i pandehuri Q.A nuk ka ardhur asnjëherë me arsyetim se i njëjti gjendet në botën e jashtme andaj, gjykata për të njëjtin ka lëshuar urdhëresë për sjelljen e tij në gjykatë, pastaj ka lëshuar letër rreshtim vendor, si dhe letër rreshtim ndërkombëtar, me ç ‘rast me datë 14.08.2019, i njëjti nga pjesëtarët e Stacionit Policor në Pejë është sjellë në gjykatë sipas letër rreshtimit ndërkombëtar dhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, bën të ditur zyra për media e kësaj gjykate.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./Arbresh.info

 

Të ngjashme