Policia e Kosovës me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka bërë apel për kujdes të shtuar në trafik.
Sipas Policisë, vitin e kaluar kanë humbur jetën 106 persona, 6 prej të cilëve janë të moshës 12 vjeçare, 7 të moshës 13deri në 18 vjeç dhe 94 prej tyre kanë qenë mbi moshën 19 vjeçare, shkruan Arbresh.info.
“Viti i ri shkollor fillon në shtator dhe fëmijët sërish bëhen pjesëmarrës aktivë në trafik! Ne e dimë që fëmijët nuk janë të vetëdijshëm për të gjitha rreziqet e mundshme në rrugë, prandaj siguria e tyre duhet të jetë shqetësimi dhe përgjegjësia jonë e përbashkët.”, thuhet në njoftim.
“Në vitin 2022 në trafik jetën e kanë humbur 106 persona, prej tyre 5 kanë qenë deri në moshën 12 vjeçare, 7 kanë qenë nga mosha 13 deri 18 vjeçare dhe 94 kanë qenë mbi moshën 19 vjeçare.“, njofton Policia.
Ndërkaq gjatë vitit 2022, janë lënduar 14 mijë e 714 persona, 787 prej të cilëve kanë qenë deri në moshën 12 vjeçare, 962 të moshës 13 deri në 18 vjeçare dhe 12 mijë e 965 mbi moshën 19 vjeçare./Arbresh.info
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...