Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, duket se i ka dalë një pengesë për reciprocitetin.
Ideja e tij për të vendosur reciprocitet të plotë me Serbinë, në vend të taksës 100%, po pengohet nga ndërkombëtarët.
Të paktën kjo mund të vërehet nga mesazhi i të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, i cili tha se është kundër masave të reciprocitetit
“Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë, por ta heqë plotësisht atë”, tha zëdhënësi i Grenell, Dick Custin.
“Ambasadori nuk e mbështet idenë e reciprocitetit”, shtoi ai.
Por, sa do të mundet t’ja dal Kurti me këtë vendim, analistët kosovarë e shohin si ta pamundur.
Analisti Riza Smaka në një prononcim për arbresh.info tha se insistimi Kurtit për të vendosur masën e reciprocitetit kundër Serbisë është i padrejtë dhe jo parimorë.
“Insistimi i tashëm që të hiqet taksa pa reciprocitet është një insistim jo parimorë dhe jo i drejtë”, tha Smaka
Ai po ashtu thotë se taksa nuk duhet të hiqet pa pasur një marrëveshje paraprake në praninë e faktorit ndërkombëtarë.
“Taksa nuk do të duhej të hiqej kurrsesi para se të arrihej një marrëveshje paraprake në pranin e faktorit ndërkombëtarë si garantues që Serbia do e pranoj reciprocitetin në raporte socio-ekonomike, politike, kulturore, arsimore, edhe pse do e përfundonte propagandën anti-kosovare”, tha Smaka
Smaka nuk mohon as presionin që faktori ndërkombëtarë mund të ushtroj ndaj kryeministrit Albin Kurti.
“Ndërkombëtarët do të ushtrojnë presion mbi Kurtin për llogaritë e veta sepse janë raportet e ndërlikuara, të fuqive të mëdha, ka shumë vatra krize. Faktori ndërkombëtar është i interesuar për ta mbyllë këtë kapitull”, tha Smaka
Se Kurti i vetëm nuk mund të bëjë asgjë e pohon edhe analisti Fatmir Sheholli.
“Tash kemi hyrë në fazën kur SHBA përmes ambasadorit Grenell dëshirojnë rezultat efektiv në terren. A do të mund që kryeministri Kurti të përballojë këtë ofensivë amerikane mbetet të shihet. Kurti i vetëm nuk mund të bëjë asgjë”, tha Sheholli
Sheholli thotë se nëse Kurti merr vendime kokë në vete përveç dështimit mund edhe të bëhet shënjestër e kritikave të ashpra.
“Nevojitet konsensus politik e shoqëror e shtetëror sepse përballja me Serbinë nuk është provizore, por substanciale dhe e drejtpërdrejtë. Andaj Kurti nëse merr veprime kokë në vete pa aleate politike dhe pa opozitën mund lehtë të bëhet shënjestër e kritikave të ashpra”, tha Sheholli
Kosova u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina në nëntor të vitit 2018.
Kurti, i cili ka marrë detyrën e kryeministrit javën e kaluar, ka thënë se kjo masë do të zëvendësohet me reciprocitet ndaj Serbisë dhe se reciprociteti do të zbatohet “në aspektin ekonomik, tregtar dhe politik”./arbresh.info/
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...