Pas tri orë intervenimi, është arritur që të shuhet zjarri në ndërtesën shumëkatëshe në lagjen “Pejton” në Prishtinë. E si pasojë e kësaj, një zjarrfikës është lënduar lehtë në dorë.
Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, tha se reagimi i tyre ka qenë i shpejtë dhe se fatmirësisht ndërtesa nuk ka qenë e banueshme. Në të kundërtën, tha se do ta kishin të vështirë.
“Në ora 9:35 jemi njoftuar për një zjarr, ekipet kanë dal në vendin e ngjarjes dhe arritja ka qenë në kohë. Është parë që zjarri nuk është lokal. Intervenimi ka qenë i shpejt. Puna edhe vullneti që e kanë treguar sot kanë arrit që të shuhet ky zjarr. E pash nuk është lëndim ai është gërvishtje në dorë nuk është për t’u shqetësuar. Nuk ka ndonjë të dhënë edhe sa i përket dëmeve materiale, janë të tjerët që bëjnë vlerësimin. Po të ishte e banueshme do të ishte më vështirë për të parandaluar”, tha Gashi, raporton eo.
Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, tha se nuk ka pasur lëndime në njerëz përpos njërit nga pjesëtarët e Brigadës së Zjarrfikësve.
“Do të fillojnë hetimet për këtë rast, të gjitha ekipet janë mobilizuar është duke u bërë verifikimi i çdo kati që të parandalohet. Jo nuk ka dëme njerëzore, është lëndim i një zjarrfikësi”, tha Fushtica.
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura