Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, ka thënë se me homologen e tij, ka biseduar për zhvillimet e fundit në Ballkan.
“Ne folëm se çfarë mund të bëhet që stabiliteti në rajon të jetë i përhershëm dhe i qëndrueshëm. Ne e kemi mbështetur Kosovën që nga fillimi për të arritur në pozitën e merituar në arenën ndërkombëtare. Përfitoj nga rasti që të them se ne do të vazhdojmë ta mbështesim gjithmonë. Forca e NATO-së në Kosovë, KFOR të cilën e komandojmë kanë një rrol jashtëzakonisht të rëndësishëm në vendosjen e sigurisë në rajon. Është krenari për ne të shohim komandantin tonë të KFOR-it të vazhdoj me sukses detyrën e tij”, ka thënë Fidan
Sipas tij, me përmirësimin e kushteve të sigurisë do të jetë një hapësirë më e gjerë për dialogë dhe diplomaci.
“Në këtë kontest ne besojmë se po ashtu problemet e Kosovës dhe të Serbisë do të rregullohen vetëm me dialog. Në mbështesim përpjekjet e dy vendeve për këtë”, ka thënë kryediplomati turk.
Fidan ka thënë se i ofron mbështetje për Forcën e Sigurisë së Kosovës në fushën e trajnimeve dhe me pajisjet e industrisë së mbrojtjes. “E kjo do të vazhdojë fuqishëm edhe në të ardhmen”, ka premtuar ai.
Ministri truk ka thënë se kanë diskutuar edhe për luftimit të terrorizmin, duke folur për hapat që duhet të merren për organizatën terroriste FETO. Sipas tij, kjo organizatë është e rrezikshme edhe për Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, ka thënë se qëllimi i Turqisë është që në Prishtinë të sjell një vizion strategjik gjithëpërfshirës në marrëdhëniet e dy vendeve.
“Sigurinë, politikën dhe ekonomin i konsiderojmë si tri shtyllat kryesore të bashkëpunimit tonë. Dialogu ynë politik është tashmë më një nivel të shkëlqyer, duke përfituar nga kjo duke adresuar çështjet tona të sigurisë me një qasje afatgjate. Ne tani kemi dëshirë që dialogun ta vendosim në një kuadër institucional. Nënshkrimi i marrëveshjes së sigurisë mes Turqisë dhe Kosovës do të jetë i pari i këtij bashkëpunimi. Së këndejmi do të forcojmë edhe më tutje bashkëpunimin tonë ekonomik. Duam që në të ardhmen vëllimin tregtar ta rrisim në 1 miliard euro. Investimet e kompanive turke kanë arritur prej 500 milion euro në Kosovë. Kompanitë tona kanë krijuar punësim për rreth dhjet mijë motra e vëllezër kosovar. Megjithatë këto shifra ende nuk janë të mjaftueshme”, ka thënë ai./rtk
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...