Pas rrëzimit të qeverisë Hoti nga Gjykata Kushtetuese, Kosova po shkon në zgjedhje të parakohshme. Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu duke folur për këtë situatë të re politike, analizoi shkurtimisht rolin e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetvendosje.
I ftuar në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan, Fevziu e ka konsideruar Albin Kurtin si një “makinë politike të jashtëzakonshme”, por tha se tendenca majtiste e tepruar e tij, nuk funksionon në Kosovë dhe nuk e ka lejuar Kurtin të hapë një epokë.
“Besoj që Kurti është në mënyrë absolute parti e parë në Kosovë. Albin Kurti ka një fushë gati të zbrazët në politikën e Kosovës për momentin. Që Albin Kurti është parti e parë në Kosovë, këtë nuk e diskutojmë dot më. A do jetë Albin Kurti të hapë një epokë të tijën përpara, kjo është vështirë të thuhet. Dilema e Albin Kurtit është kjo: Është partia më e votuar në Kosovë, është parti e madhe, është një prej njerëzve që në gjykimin tim është një kafshë politike në kuptimin pozitiv të fjalës. Është një makinë politike e jashtëzakonshme. Është nga politikanët më të vjetër në Kosovë, ka qenë aktiv që në vitin ’96. Gabimi i Kurtit, në gjykimin tim, është një tendencë majtiste e tepruar që nuk funksionon në Kosovë. Kjo tendencë majtiste nuk e ka lejuar Albin Kurtin të hapë një epokë. Sepse Kosova ka pasur epokën e Ibrahim Rrugovës”, është shprehur Blendi Fevziu./ Arbresh.info/
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...