Policia e Kosovës (PK) vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka reaguar në dy raste të ndryshme ku ka pasur të shtëna festive dhe ka sekuestruar 20 gëzhoja.
Ndërkaq, gjatë muajit korrik të këtij viti ka reaguar në 13 raste, të gjitha në ahengje, si dhe ka sekuestruar 11 armë dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, shkruan Arbresh.info.
“Posedimi dhe përdorimi i armëve në përgjithësi e në veçanti në festa dhe ahengje, është i ndaluar dhe sanksionohet me ligj, andaj festoni me zemër e jo me armë, mos e shndërroni gëzimin në hidhërim dhe tragjedi.”, thuhet në njoftim.
“Policia apelon tek qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë në ceremoni festive ku ka prezencë të madhe të njerëzve, vazhdoni të bashkëpunoni me Policinë e Kosovës në interes të sigurisë për të gjithë.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Izraeli vazhdon sulmet në Gaza, raportohet për 12 të vrarë
Horoskopi për sot, ky është parashikimi i yjeve për shenjën ...
Oda e Minierave mban sot forumin e parë
Man United ka vendimin për të ardhmen e Ten Hag
Paralajmëron Netanyahu: Libani rrezikon të përfundojë si Gaz...
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot në Sh...