Në secilën festë, gëzimi nuk mungon asnjëherë tek fëmijët pa përkujdesje prindërore, të strehuar në SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës.
Bredhi i cili bie në sy posa të shkelësh në hyrje të SOS Fshatrave, është stolisur nga duart e fëmijëve për Vit të Ri.
Në SOS Fshat shënohen të gjitha festat pavarësisht religjionit, kjo organizatë ka qenë ndër të parët të cilët kanë shënuar festa si Dita e Familjes apo edhe Dita e të Rinjëve .
Kështu thotë për Arbresh.info, Drejtoresha e Programit të SOS Fshatit të Fëmijëve në Prishtinë, Ora Bytyçi.
“Është një festë e madhe kur ka numër të madh. Së fundi së bashku kemi dekoru apo zbukuru bredhin tonë që e kemi në fshat është jashtë, është një bredh që kur kam filluar unë me punu para disa viteve ka qenë koxha i vogël dhe zbukurimet veçse po shkon duke u rrit dhe zbukurimet edhe ma shumë po vijnë në pah. Përpara e kemi pasur një festë shumë private ta quajmë kështu, vetëm ne edhe fëmijët por viteve të fundit kemi pa që vetë fëmijët kanë kërkuar që t’i sjellin shokët e klasës, miqtë dhe e kemi bërë si një festë të hapur edhe çdo vit ne i ftojmë të gjithë ata të cilët kanë dëshirë që të jenë në festën tonë të zbukurimit të bredhit që të vijnë, ta vendosin një zbukurim në bredh, dëshirojnë një dëshirë për fëmijët tanë, për veten e vet, për familjet e tyre por që ta vendosin në bredhin tonë sepse mendojmë që e ka një domethënie pak më ndryshe duke qenë se ne së bashku e dekorojmë .”, tha Bytyqi.
Festimet për festat e fundvitit në SOS Fshat fillojnë herët dhe siç thotë Ora Bytyqi, dhjetori është një nga muajt që kalon shpejt pikërisht për shkak të festave.
“Për momentin i kemi shtatë SOS Familje ku janë të vendosur 37 fëmijë. Duke qenë se secili e zbukuron bredhin në shtëpinë e tyre dhe e festojnë së bashku me SOS nanën dhe SOS tezen sepse është një festë familjare. Do të thotë, nata e Vitit të Ri sigurisht që festohet nëpër shtëpi, po që ne gjatë vitit edhe e fillojmë kogja herët i fillojmë festimet me aktivitete të ndryshme, disa i organizojmë ne e disa vetë fëmijët ku jemi ne të ftuar kështu që është një nga muajt që shkon shumë shpejtë edhe është çdo ditë festë.”, thotë ajo për Arbresh.info.
Për të rritur fondet, krijohen kartolina, dizajni i të cilave zgjidhet në bashkëpunim me fëmijët.
“Fëmijët ne nuk i angazhojmë në punë me kartolina, sigurisht që dizajnet i zgjedhim bashkë edhe kemi disa prej fëmijëve që e kanë syrin e artistit dhe na ndihmojnë shumë në atë aspekt”, shtoi Bytyqi.
Për blerjen e tyre, thuhet se ka pasur gjithmonë interesim, thotë drejtoresha Bytyçi.
“Ka pasur gjithmonë interesim, disa për shkak të nostalgjisë së kartolinave, disa për shkak se mendojnë që është një mënyrë që mund të kontribojnë në SOS Fshat po sido që të jetë interesim ka pasur gjithmonë, është mirë që të ketë më shumë interesim, t’i harrojmë këto kartolina fdigjitale sepse e thashë është shumë më ndryshe posaçërisht ja dhuron dikujt një kartolinë me një mesazh personal tëndin por edhe e di që me atë kartolinë ke kontribu në një mision të shenjtë të SOS Fshatrave të Fëmijëve.”, u shpreh drejtoresha Bytyçi.
Ora thotë se viti 2023 ishte plot sfida për SOS Fshatrat në Prishtinë.
Megjithatë, ajo thotë se pavarësisht sfidave viti 2023 është përmbyllur me rezultate të mira.
“2023-ta është një vit i cili është karakterizuar me sfida të shumta, duke marrë parasysh që kriza globale natyrisht që na ka prekur edhe ne si organizatë, ne jemi një organizatë që jeton me donacione, sigurisht që na ka prek shumë sepse i ka prek edhe donatorët të cilët ndihmojnë në misionin tonë. Sidoqoftë, pavarësisht sfidave ne po e përmbyllim këtë vit me rezultate të mira, rezultate të cilat i kemi planifikuar qysh në fillim të vitit që po e lëmë pas dhe mund të them që pavarësisht sfidave, pavarësisht atyre që ndodhën gjatë vitit, ne kemi arritur që fëmijët të jenë mirë, të jenë shëndoshë e mirë, të jenë të lumtur dhe ato planet të cilat i kemi bë së bashku me fëmijët t’i realizojmë. “ u shpreh ajo.
Për SOS Fshatin, vitin 2023 e kanë karakterizuar aktivitete të shumta prej të cilave disa kanë qenë të planifikuara e disa jo.
Këtij viti nuk i kanë munguar as udhëtimet, të cilat fëmijët mezi i presin.
“Ne organizojmë aktivitete të ndryshme me fëmijë, një ndër to sigurisht është edhe njohja e vendit tonë që ka një histori të mirë edhe të lashtë dhe pse jo ta njohin edhe fëmijët. Kemi bërë ekzurzione të ndryshme, vizita në qytete të ndryshme, besa ne çdo vit sigurohemi që fëmijët t’i dërgojmë edhe në pushimet verore. Nuk është e lehtë të shkojmë me 37 fëmijë në pushime verore po që ne ia dalim dhe çka është më e rëndësishme, ndoshta karakteristike është që edhe fëmijët mezi s’presin të shkojnë bashkë. Ne bile i kemi ofruar që të shkojnë familje për familje, SOS familjet të shkojnë veçmas, mirëpo ata kanë kërkuar që të shkojnë bashkë sepse në fund të fundit janë si një familje.” , tha Bytyçi.
“Në fund të vitit kemi organizuar edhe pushimet dimërore për fëmijët, të cilat i kemi shijuar së bashku me ta kështu që me një fjalë mundohemi që edhe fëmijët të jetojnë jetën si çdo fëmijë tjetër që jeton me familjet e tyre po themi biologjike dhe ne mundohemi t’iu përmbushim të gjitha ato nevoja, kërkesa që i ka çdo fëmijë kudo në botë.” , u shpreh ajo.
Ndërkaq për vitin 2024, Bytyqi thotë se SOS Fshatrat do të vazhdojnë misionin e tyre.
Për fund ajo ka një mesazh në emër të SOS Fshatrave për të gjithë qytetarët.
“Në emër të gjithë fëmijëve në SOS Fshatin e fëmijëve dhe gjithë ekipës iu uroj festat e fundvitit, ju uroj vit të mbarë, të suksesshëm dhe pse jo të keni sa më shumë gëzime e hare e lumturi.”, uroi ajo. /Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...