Festat e fundvitit në kohë pandemie, reagimet e infektologëve dhe policisë

11:10 | 8 Nëntor 2020
L G

Komunat e Kosovës kanë filluar procedurat e tenderimit për zbukurimin e qyteteve për festat e fund vitit.

E, dekorimi i qytetit në fundvit nxjerrë qytetarët në shesh për t’i shfrytëzuar ato dekorime për fotografi, por këtë vit është më ndryshe.

Pasi që një numër i madh i njerëzve të grumbulluar në sheshe nuk do të ishte ide e mirë, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

E për këtë Infektologu Sali Ahmeti në një prononcim për arbresh.info ka thënë se çdo veprim i qytetarëve në këtë rast, i cili nuk shkon në favor të respektimit të masave mund të sjellë rrezikshmëri.

“Në këtë periudhë, është më se e domosdoshme mbajtja e masave mbrojtëse dhe rrezikshmërinë për bartjen e infeksionit në çdo veprim që nuk shkon në favor të respektimit të masave atëherë mund të sjellë rrezikshmëri. Unë mendoj se sheshet nëse dekorohen, por duke respektuar masat nuk ish dashtë me pasë rrezikshmëri”, tha Ahmeti në një prononcim për arbresh.info

E sa i përket sigurisë Arbresh.info po ashtu ka marrë edhe një përgjigje të shkurtë nga policia e Kosovës, të cilët janë shprehur se janë të gatshëm të ndërmarrin veprime konform me ligjin.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe të gjitha veprimet e saja i ndërmerr konform autorizimeve ligjore që ka”, thonë nga Policia e Kosovës.
Ndryshe, Instituti Kombëtarë i Kosovës, vazhdimisht është duke raportuar numër të lartë të rasteve të prekura me koronavirus, po ashtu edhe të vdekjeve./E.Haxhiu/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme