Manifestimet për shënimin e 9-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, janë përmbyllur me një koncert kulturorë e artistik në sheshin e qytetit “Fehmi Lladrovci”, ku kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci se bashku me kryetar të degëve të subjekteve politike në Drenas, kanë ndarë mirënjohje për ata të cilët kanë dhënë kontribut në kulturë, art, sport, shkencë dhe për nxënësit dhe studentët e dalluar të Komunës së Drenasit.
Pas shumë aktivitetesh të shënuara, fillimisht me homazhe pranë kompleksit të Jasharajve në Prekaz, në varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë, Likoshan e Polac, manifestimi përmbyllës është mbajtur në sheshin “Fehmi Ladrovci”, ku merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, drejtor të drejtorive komunale, asambleist, kryetar të degëve të subjekteve politike, artist, sportist e shumë qytetarë të tjerë të cilët i janë bashkangjitur këtij manifestimi.
Fillimisht ne këtë koncert, kryetari i Komunës, Lladrovci së bashku me kryetarin e Nisma për Kosovë dega në Drenas, Isa Xhemajlaj, kryetarin e degës së LDK-së në Drenas, Bedri Nika, kryetarin e AKR-së në Drenas, Elmi Thaqi, kryetarin e degës së partisë Fjala, Vehbi Berisha dhe asambleistin Xhavit Drenori, kanë ndarë këto mirënjohje;
Mirlind Bajraktari -kulturë, Pëllumb Gashi – kulturë, Sherif Krasniqi – kulturë, Vlorsim Istogu – sport, Lulzim Doshlaku – sport, Mirlind Demaku – sport, Argjend Bardhi – sport, Qemajl Elshani – sport, Drin Lladrovci – sport, Petrit Zeka-sport, Rukije Muja-sport, Liridona Kurrumeli – sport, Kushtrim Kastrati – sport, Qendrim Krasniqi -sport, Shpend Ibrahimi – sport, Azem Ibrahimi – sport, Agim Bujupi-art, Besian Qorri-shkencë, Haki Jashari – shkencë, Rafet Gashi – për kontributin në FSK, Fitim Istogu – fermeri më i suksesshëm, Dea Zariqi – studente e dalluar, Altin Nika – student i dalluar, Agnesa Elshani – studente e dalluar, Medina Krelani – nxënëse e dalluar, dhe Alban Veseli – sportist.
Mirënjohje për nder të përvjetorit të Pavarësisë, kryetari Lladrovci u ka ndarë edhe të gjitha familjeve të dëshmorëve, ndërsa këtë ditë, kryetari Lladrovci është takuar edhe me dy artistët e Drenasit, Arjanit Hotin dhe Shkumbin Veseli nga të cilët ka marrë idetë e tyre për rifunksionalizimin e teatrit të Drenasit, ndërsa i pari i Komunës ka thënë se sipas mundësive buxhetore, do t’i ndihmojnë të rinjtë të cilët shfaqin idetë e tyre ne të mirën e kulturës dhe artit në përgjithësi.
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...