Policia për festën religjioze ortodokse të Vidovdanit, e cila festohet me datën 28 qershor, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
“…zbatueshmërinë e ligjit në vend, si dhe shtimin e masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas manifestimeve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Me qëllim të garantimit të lirisë së lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët, në lokacionet ku do të ketë kufizime, bllokime të plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara të rrugëve, në zonat ku konsiderohet se do të zhvillohen manifestime të ndryshme, siç janë: Prishtina, Graçanica, Gazimestani etj., do të angazhohen zyrtarë policorë të mjaftueshëm, me qëllim të ridrejtimit të komunikacionit dhe ofrimin e kushteve për qarkullimin normal për të gjithë shfrytëzuesit e komunikacionit rrugor”.
“Në këtë kontest nga fillimi e deri në përfundim të ceremonisë në intervale të përcaktuara kohore, varësisht nga rrjedha e situatës, Policia do të bëjë ridrejtimin e komunikacionit për automjete, me qëllim të shmangies së krijimit të tollovive në trafik”.
“Varësisht nga rrethanat që do të paraqiten si rezultat i fluksit të automjeteve dhe numrit të pjesëmarrësve në këtë ceremoni Policia do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme shtesë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, duke përfshirë këtu edhe ridrejtime apo kufizime të tjera shtesë të rrugëve, për të krijuar kushte optimale për rrjedhë normale të këtij manifestimi”.
“Andaj, për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten me këtë rast në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve, njëkohësisht kërkojmë nga të gjithë qytetarët që mos të bien pre e çfarëdo provokimi të mundshëm gjatë mbarëvajtjes së manifestimit”.
Raphinha i pandalshëm edhe me Brazilin
Haradinaj: Doracaku i edukatës seksuale, sulm ndaj vlerave k...
Maqedonia e Enis Bardhit fiton dhe siguron kalimin në Ligën ...
Tonali vendimtar, Italia shënon fitore minimale ndaj Belgjik...
Të hënën, Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut mbajn...
Leo e pranon hapur: Kam pëlqim për Lelën dhe po përshtatemi ...