Me datën 28 qershor të çdo viti serbët festojnë Ditën e Shën Vidit, e njohur ndryshe si Vidovdani.
Ndryshe nga herët e tjera kur Vidovdani është mbajtur në Gazimestan, kësaj radhe pritet të mbahet në Graçanicë.
Gjithë ky ndryshim i lokacionit besohet se vjen si pasoj e tensioneve në veri të vendit që kanë nisur më 26 maj pas vendosjes së kryetarëve të ri në ndërtesat e komunave në Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore, raporton Arbresh.info
Njohësit e çështjeve të sigurisë vlerësojnë se ekziston rreziku që në festimin e Vidovdanit, serbët të tentojnë të shpallin Asociacionin e komunave serbe.
Islami: Në festën e Vidovdanit mund të shpallet Asociacioni i komunave me shumicë serbe
Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami, për Arbresh.info thotë se tash e sa ditë presidenti serb, Aleksandër Vuciq, ka paralajmëruar se për festën e Vidovdanit do të zhvillohen disa ngjarje, por pa zbuluar më shumë.
“Organet e sigurisë së Kosovës dhe Institucionet e Republikës duhet të jenë të kujdesshme që do të ketë një tendencë, që të mund ta shpallin Asociacionin e komunave dhe të njëjtën kohë mund t’i prezantojnë edhe Institucionet e Asociacionit e ndër to mund të jetë edhe një polici lokale, që do të ishte në vete. Gjitha këto janë vetëm hipoteza”, shprehet Islami.
Edhe pse grupet kriminale serbe, përfshirë edhe Listën Serbe janë të paparashikueshme, Islami shton se Organet e Sigurisë së Kosovës kanë informacione se çfarë mund të ndodh sot.
“Serbët të cilët udhëhiqen nga Lista Serbe dhe grupet e tjera kriminale janë të paparashikueshëm se ç’ mund të ndodhin dhe mund të bëjnë jo ditën e sotme, por edhe në ditët e tjera. Mendoj dhe besoj që Organet e Sigurisë së Kosovës kanë informacione të mjaftueshme se çfarë do të mund të ndodh nesër dhe un besoj që institucionet udhëheqëse dhe organet e sigurisë, nuk do të lejojnë befasi që do të ndodh diçka e pakëndshme në ditën e Vidovdanit”, thotë ai për Arbresh.info.
Zakonisht, Vidovdani është mbajtur në Gazimestan, por për nesër është planifikuar të mbahet në Graçanicë dhe kjo sipas Islamit, është taktik e Vuçiqit që Institucionet e Sigurisë të kenë sa më pak qasje.
“Mendoj që është taktik e serbëve pra e Vuciqit dhe vartësve të tij që festa të mbahet në një vend të mbyllur, ku do të mund të organizonin gjëra të ndryshme, ku institucionet e sigurisë do të kishin akses më pak. Do të ishte më mirë që të mbahet ajo festë siç është mbajtur herëve të tjera në Gazimestan meqë atje është ambienti i hapur, organet e sigurisë së Kosovës shumë më lehtë do ta arrinin që ta menaxhonin situatën dhe ta kontrollonin ashtu siç duhet”, tha tutje Islami.
Megjithatë, sipas Islamit provokimet nga ana e serbëve nuk do të mungojnë sepse ata janë të interesuar që të bëjnë eksese (eskalime).
Por, ai bënë të ditur se institucionet e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in dhe EULEX-in janë në dijeni se çfarë mund të ndodh nesër.
“Institucionet e Sigurisë së Kosovës së bashku me EULEX-in dhe KFOR-in kanë hapësirë, kanë aftësi menaxheriale, kanë informacione të bollshme se çfarë mund të ndodh ditën e nesërme, për shkak se në Kosovë kemi agjenci të inteligjencës të vendeve mike të cilat nuk janë të interesuar që të përshkallëzohet situata, por janë të interesuar që të de-përshkallëzohet, e si rezultat i kësaj mendoj që nuk do të zihen në befasi organet e sigurisë së Kosovës, dhe mendoj që do të ja dalin mbanë”, shprehet Islami.
Shala: Organet e Sigurisë janë ballafaquar edhe në të kaluarën me grupet kriminale serb
Sipas ekspertit të sigurisë, Drizan Shala sot mund të ketë provokime nga ana e serbëve për eskalim të qëllimshëm të situatës, e cila më pas siç thotë ai, do të përdoret nga Vuçiq.
“Me datën 28 qershor mund të kemi skenarë të ndryshme, por që të gjitha do të jenë në formatin ‘provoko por mos vepro’ duke tentuar që të nxiten organet e rendit për veprim, ku pastaj do te përdoret nga qeveria e Vuçiqit si poen për formimin e botës serbe”, u shpreh Shala për portalin Arbresh.info.
Megjithatë, Shala bënë të ditur se Institucionet e sigurisë kanë marrë masat adekuate në rast të përshkallëzimit të situatës.
“Situata e sigurisë nga mekanizmi i sigurisë së Kosovës mund të konkludohet që ngjarja që pritet të mbahet ditën e nesërme në Graçanicë kanë marr masat adekuate për të mbar vajtur gjithë procesin e kësaj ngjarje”, ka thënë Shala.
Tutje, ai thotë se me këso situata, organet e rendit janë ballafaquar edhe në të kaluarën.
“Organet e rendit mund të thuhet që me situata të tilla janë ballafaquar edhe në të kaluarën nga paraqitjeve të grupeve ekstremiste nacionaliste Serbe duke krijuar dhe formuar platforma politike në tentative për përmbysje të rendit kushtetues”, shprehet Shala.
Historia e Vidovdanit
Populli serb çdo 28 qershor mblidhen në Graçanicë dhe Gazimestan, për të kryer rituale fetare, si përkujtim i Betejës së Kosovës.
Beteja e Kosovës u zhvillua më 28 qershor 1389 në Fushën e Kosovës, ku, Sulltan Murati u përball me rezistencën e koalicionit të princave të Ballkanit.
Lufta ndodhi në mes të ushtrive të koalicionit të princave ballkanas, të prirë nga princi Lazar dhe Perandorisë Osmane e udhëhequr nga sulltan Murati I.
Sipas historisë, kjo ka qenë njëra ndër betejat më të ashpra, e cila u karakterizua me humbje të mëdha të ushtarëve si nga ana e ballkanasve, ashtu edhe nga ajo e otomanëve, por këta të fundit dolën fitues të betejës.
Pas një rezistence të gjatë, u vranë të dy prijësit, edhe princi Lazar edhe sulltan Mrati I.
Se kush e vrau Lazarin nuk dihet, ndërkaq sulltan Muratin thuhet se u vra nga Millosh Obiliqi, dhe atë pas betejës, falë gjeturisë së luftëtarit për të depërtuar te sulltani.
Gazimestani në Kosovë njihet edhe për fjalimin e ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviç, i cili, më 28 qershor 1989, nuk i përjashtoi “betejat e armatosura”.
Ai fjalim i Millosheviçit u pa nga shumë njerëz si paralajmërim i luftërave që pasuan në vitet ‘90 në ish-Jugosllavi.
Në të njëjtën ditë në vitin 2001, Millosheviç u ekstradua në Tribunalin e Hagës, i cili e akuzoi atë për krime lufte. Ai vdiq në paraburgim në vitin 2006, para gjykimit përfundimtar./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...
Kurti vizitoi hapësirat e investimeve të efiçiencës së energ...
Zbulohet gjiganti evropian që Brahim Diaz e ka refuzuar në v...
Veliaj përfundon dëshminë në SPAK pas rreth 5 orësh: Do jap ...
Krimet ekonomike në Komunën e Graçanicës, dy persona shoqëro...
Mbledhja e KQZ-së dështon, VV revoltohet për afatin e regjis...