Drejtorë e shumë specialistë në QKUK, ashtu si edhe për çdo festë tjetër, në festën e Kurban Bajramit kanë pushuar ndonëse edhe në këtë ditë ka pasur shumë pacientë që kanë kërkuar trajtim, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Mungesa e stafit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ditën e djeshme ka bërë që disa pacientë të marrim shërbimet mjekësore me vonesë. Drejtorë e shumë specialistë në QKUK, ashtu si edhe për çdo festë tjetër, edhe në festën e Kurban Bajramit kanë pushuar ndonëse edhe në këtë ditë ka pasur shumë pacientë që kanë kërkuar trajtim. M.Q. në një prononcim për gazetën “Zëri” ka treguar se ditën e djeshme bashkëshortit të saj të shtrirë në njërën prej klinikave të QKUK-së nuk i është ofruar shërbimi mjekësor me kohë. Ajo është shprehur e pakënaqur me numrin e vogël të mjekëve që kanë kujdestaruar ditën e djeshme.
“Ditëve të tjera ka qenë shërbimi shumë i mirë, motrat kanë ardhur dhe janë kujdesur mirë për bashkëshortin tim. Dje ka pasur më pak mjekë, më është dashur disa herë t’i thërras për ta kontrolluar atë dhe mezi kanë ardhur. Shërbimi ka qenë shumë më i dobët se herëve të tjera. Duhet që edhe për festa të ketë më shumë staf dhe të punojnë edhe ata mjekë që janë më të mirë”, ka thënë ajo.
Në anën tjetër, zyrtarë për Informim në Zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) kanë thënë për “Zërin” se ditën e djeshme kanë punuar vetëm ekipet kujdestare.
“Ekipet kujdestare janë në çdo klinikë dhe ofrohet shërbimi për pacientët e shtrirë. Punohet sikur në vikend, punojnë vetëm ekipet kujdestare si në çdo festë tjetër si është e rregulluar”, kanë theksuar ata.
Shkupi ende mbetet qyteti më i ndotur në Evropë
Interi përgatit ofertën e janarit për yllin e Arsenalit
Zyrtare: West Hami bëhet me trajner të ri, e merr ishin e Ch...
Vajza e Sali Berishës paraqitet në SPAK
Aksident me fatalitet në aksin Korçë-Pogradec
Të paktën 19 persona humbën jetën në sulmin në kompleksin pr...