Google ADS

“Ferronikeli” ndërprenë prodhimin, shkaku i rritjes së çmimit të energjisë elektrike

09:05 | 8 Tetor 2021
S D

Rritja e çmimit të energjisë elektrike ka shkaktuar probleme të mëdha, kësaj radhe ka sjellë edhe ndërprerjen e përkohshme të gjigandit të prodhimit të xeheve “Ferronikeli”, raporton arbresh.info.

Burime të arbresh.info brenda “Ferronikelit” bëjnë të ditur se kjo ndërprerje e përkohshme vjen si shkak i çmimit të lartë të energjisë elektrike.

Sipas këtyre burimeve thuhet se pagesa e punëtoreve do te realizohet vetëm 50% e pagës.

Arbresh.info ka tentuar të kontaktoj edhe me Fehmi Nika, Kryetar i Sindikatës së Punëtorëve në “Ferronikel”, por ka qenë i pa qasshëm./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme