Ka më shumë se një javë që fabrika metalurgjike Ferronikel në Drenas ka ndalë prodhimin. Kjo për shkak se rreth 820 punëtorë dhe rreth 200 kontraktorë e kanë ndërprerë punën në këtë fabrikë.
Nuk dihet sa do të vazhdojë kjo gjendje, mirëpo Sindikata bashkë me kontraktorët nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre për pagesat prej 30% të muajit shkurt, shkruan Indeksonline.
Kryetari i Sindikatës, Fehmi Nika për Indeksonline është shprehur se pa u paguar pagat, nuk do të këtë prodhim nga punëtorët.
“Ne këto ditë jemi duke pritur që të na paguajnë pagat 30 për qind të muajit shkurt dhe pagat e muajit mars me rritje qysh jemi marr vesh me menaxhmentin. Sa i përket kontratave, është duke i procedu aneks-kontratën me rritje pagash. Ndërsa, për çështjen e prodhimit, nuk ka asgjë. Pa përfunduar çështja e pagave, nuk ka asgjë. Na për çdo ditë kemi kontakte informuese me menaxhmentin”, ka thënë ai.
Madje 130 tonë nikel i prodhuar nuk ka dalë në shitje pasi është duke u mbajtur i bllokuar nga klasa punëtore deri në marrjen e pagave.
“Po si klasë punëtorët i kemi edhe 130 tonë nikel të prodhuar që ato i kemi bllokuar për sigurinë tonë derisa të na paguhen pagat, na nuk lejojmë që prodhimin ta qet në shitje. I kemi bllokuar. Nuk lejojmë me u shitë derisa të paguhen pagat”, ka shtuar Nika.
Ndërsa menaxhmenti në ditën kur punëtorët kanë ndërprerë punën, ka deklaruar se fabrika është përballur me vështirësi teknologjike, por do të rifillojë në operim të plotë në afat kohor sa më të shkurtër të mundshëm. Sipas tyre kur lënda e parë të jetë në dispozicion, ata do të vazhdojnë të operojnë me kapacitet të plotë.
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...