I akuzuari Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, të enjten në Gjykatën Themelore në Gjilan është deklaruar fajtor se goditi me duar në shpinë të dëmtuarin Abaz Abazi, i cili më pas ishte detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan.
Pas leximit te aktakuzës nga prokurorja Huma Jetishi, i akuzuari Shabani ka pranuar fajësinë, duke thënë se është pajtuar me të dëmtuarin Abazi dhe se i ka kërkuar falje, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Pranimin e fajësisë nuk e ka kundërshtuar prokurorja Jetishi.
Më pas, gjyqtari i vetëm gjykues, Veli Kyreziu ka aprovuar pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit Feronit Shabani, për kryerjen e veprës penale sipas aktakuzës së lartcekur.
Gjyqtari Kryeziu shtoi se pranimi i fajit mbështetet në faktet e çështjes që përmban aktakuza dhe se aktakuza nuk përmban asnjë shkelje të qartë ligjore ose faktike.
Shqyrtimi fillestar ka vazhduar me fjalën përfundimtare të prokurores Jetishi, e cila tha se mbetet në tërësi pranë aktakuzës.
Pasi i akuzuari e ka pranuar fajësinë, prokurorja i propozoi gjykatës që me rastin e caktimit të llojit dhe lartësisë së dënimit të merren parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese.
Sipas aktakuzës, më 20 gusht 2021, ne rrugën e “Malishevës” në Gjilan, i pandehuri Feronit Shabani pas një mosmarrëveshje me të dëmtuarin Abaz Abazi, me dashje i ka shkaktuar lëndime trupore, ashtu që i pandehuri fillimisht ndalet me veturë e tij para të dëmtuarit dhe pas një mosmarrëveshje verbale, del nga vetura dhe të njëjtin e godet me duar në shpinë.
Aktakuza thotë se për shkak të lëndimeve të pësuara, i dëmtuari kërkon ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, sipas raportit mjekësor kualifikohen si dëmtime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.
Me çka, ngarkohet se ka kryer veprën penale, lëndim i lehtë trupor nga neni 185, paragrafi 1 nënparagrafin 1.4 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në tre vite.
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...