Google ADS

Fermeri nga Lipjani kritikon BIK-un për blerjen e kurbanëve nga jashtë

11:04 | 10 Gusht 2019
Arbresh.info

Tashmë ka mbetur edhe shumë pak kohë derisa besimtarët myslimanë të festojnë festën e Kurban Bajramit, festë kjo e cila zgjat për katër ditë dhe është njëra nga festat kryesore të besimit islam, shkruan arbresh.info.

Emërtimi “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja – Kurban Bayramı, që do të thotë “Festa e Flijimit”.

Po ta përmbledhim me pak fjalë Kurban Bajrami është festa e mposhtjes së egos sonë, mposhtjen e nepsit që gjithmonë kërkon të jetë para.

Për nder të kësaj feste, arbresh.info ka vizituar fermerin …. në Lipjan, për t’ju informuar në lidhje me të gjitha detajet që duhet t’i dini për prerjen e kurbanit.

Ai ka thënë për arbresh.info, se interesimi për prerjen e kurbanit, në këtë vit është rritur në krahasim me vitet e kaluara.

“Interesimi i qytetarëve për prerjen e kurbanit, në krahasim me vitet e kaluara, sivjet është rritur dukshëm. Po çuditem edhe unë, por elhamdulilah, sivjet kemi interes më të madh.”

Rrustemi më tutje ka deklaruar se prerja e kurbanit sipas besimit islam ka disa kushte, porse koha e ka bërë të veten dhe tashmë populli nuk po i përshtatet.

“Nëse flasim për kushtet për prerjen e kurbanit, sipas besimit islam personi që e bënë nijet të prej kurban, duhet të jetë ai që i falë pesë vakte namaz, por koha e ka bërë të veten, dhe tashmë njerëzit kësaj nuk i përmbahen. Nga ana tjetër ka edhe kushte të tjera, për shembull kafsha që prehet duhet të jetë jo më e vogël se dy muaj, duhet të mos jetë e verbër apo të ketë të thyer ndonjë nga këmbët”, tha ai.

Duke folur për çmimet e kurbaneve Riza Rustemi, ka thënë se çmimet e tyre fillojnë nga 100 dhe e shkojnë deri 700-800, duke u varur nga lloji dhe madhësia.

“Çmimet e deleve janë 100-125 euro, dashet fillojnë nga 125 euro dhe kafshët e mëdha siç janë lopët, kushtojnë 600-700-800 euro.” Ai në fund duke folur për Bashkësinë Islame të Kosovës, ka thënë se nuk bëjnë mirë që i blejnë kafshët nga jashtë sepse së pari nuk i ndihmojnë fermerët vendor edhe vendet e jashtme nuk i presin kurbanët sipas kushteve islame.

“Bashkësia Islame këtë vit ka ardhur tek ne dhe është interesuar për blerjen e kurbaneve por kanë ardhur e janë paraqitur me një emër të një shoqate angleze. Nuk është mirë të marrin kafshë nga shtetet e jashtme sepse, shtetet e jashtme nuk i prejnë kafshët sipas kushteve islame. Në momentin që nuk e prenë kafshën me Bismillah dhe Allahu Ekber, dhe nëse nuk ia mbyllë sytë, nuk pranohet si kurban. Por unë besoj se e marrin nga shtetet e jashtme sepse aty ka korrupsion më të madh.”, deklaroi… /A.Begolli/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme