Zv.ambasadorja amerikane në Prishtinë, Colleen Hyland, e shoqëruar nga drejtori i Misionit të USAID-it, James Hope, vizituan fermerët në ngjarjen promovuese të dredhëzave dhe boronicave.
Ata biseduan me fermerët lidhur me vështirësitë që kanë në kultivimin e këtyre dy produkteve.
Zv.ambasadorja Hyland tha se janë krenar që përmes granteve të USAID-it janë duke përkrahur këto të mbjella të reja.
“Ne po iu japim mbështetje shtesë studentëve kosovarë sa i përket kultivimit të dredhëzave. Kjo është një prej pasurive të mrekullueshme të Kosovës dhe ju nxisim të gjithëve që të blini dredhëza dhe boronica para se ti blejmë ne”, tha ajo, raporton arbresh.info.
Drejtori i Misionit të USAID-it ka thënë se bujqësia është nxitësi kryesor i rritjes ekonomike dhe i krijimit të vendeve të punës.
“USAID dhe qeveria amerikane janë të lumtur që kanë mundësi ta përkrahin Kosovën dhe fermerët kosovar për rritjen e kulturave të reja. Derisa vizituam shitësit ajo që na la mbresa ishte se të gjitha këto të vjela po shiten për tregun e brendshëm por fermerët po përgatiten që ti shesin edhe jashtë vendit dhe kjo është shenjë e shkëlqyeshme për rritjen e ekonomisë”, ka thënë ai.
Ndërsa fermerët thanë se me punë dhe me shumë vështirësi ia kanë dalë.
Sokol Berisha nga Kamenica student i diplomuar i fakultetit të Bujqësisë ka thënë se kanë përfituar nga grantet për kultivimin e dredhzave.
“Kultivimin e dredhëzës e bëj qe dy vite. Vitin e kaluar një pjesë e studentëve kemi përfituar nga grantet. Përfitime kemi dhe tani jemi barazuar me vitin e parë. Institucionet shtetërore nuk na kanë mbështetur përveç USAID-it”, ka thënë ai./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1454353087963112/
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...