Pandemia ka shkaktuar dëme të mëdha, për disa madje të parikuperueshme. Ndihma që sektori i bujqësisë supozohet ta marrin nga shteti me anë të subvencioneve nuk po shihen askund. Fermerët janë prej atyre që janë dëmtuar më së shumti. Por, pse erdhi deri te kjo situatë dhe cilat janë vështirësitë me të cilat po përballen fermerët duke marr parasysh që ende nuk kanë pranuar subvencione, e ato për vitin 2021 nuk janë shpallur ende.
Rreziku të mos shpallen fare këtë vit është i pranishëm edhe sipas Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili vonesat i arsyeton me keqmenagjime të mëhershme dhe “krim i llojit të vet”.
“Sa i përket shpalljes së subvencioneve jemi vonë, edhe pse edhe në praktikat e mëhershme ka pasur shpallje në korrik, por unë nuk jam i interesum që të vazhdoj të udhëheq në mënyrën që është udhëheq me këtë ministri, me keqmenagjim financiar, dhe me futjen në borxhe, e cila është një krim i llojit të vet” , theksoi Peci në Kuvend.
Shumë profesionistë të sektorit bujqësor problemin e vërtetë e shohin tek mungesa e një plani afatgjatë për zhvillimin e sektorit të Bujqësisë.
Situata e krijuar si rezultat i mos pagesës së pjesës së mbetur të subvencioneve për vitin 2020, bazuar në Programin për Pagesa Direkte sipas Udhëzimit Administativ Nr. 03/2020 dhe vendimit të qeverisë së kaluar për dyfishimin e vlerës së subvencioneve në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike çdo ditë po e rritë zhgënjimin e bujkut prodhues në raport me përkrahjen institucionale.
Agro-ekonomisti, Driton Sylejmani, për arbresh.info tha se situata krijuar po e rrit zhgënjimin e bujkut prodhues në raport me përkrahjen institucionale dhe se hedhja e topit prej një qeverie në tjetrën është e papranueshme. Ai theksoi se dyfishimi i subvencioneve për të gjitha kulturat bujqësore nga Qeveria e kaluar nuk është dashtë të bëhet pa një analizë sektoriale.
“Administrata shtetërore duhet të ketë vazhdimësi në kryerjen e punëve, pa marr parasysh ndryshimet që ndodhin në pozitat politike”, vlerëson Sylejmani.
Sipas tij, vonesa për shpalljen e subvencioneve është mungesë e një plani afatgjatë zhvillimor dhe se zhvillimi i sektorit të bujqësisë duhet të bazohet në një program për bujqësi të qëndrueshme, ku ai vë theksin në një sërë pikash të rëndësishme.
“Fermerët, duhet ta dinë gjithmonë paraprakisht kohën kur ata mund t’i marrin pagesat nga subvencionet sepse në këtë formë edhe mund t’i bëjnë planifikimet e tyre më mirë. Fatkeqësisht, në momentet kyçe kur fermerët kanë nevojë për mjete për kryerjen e operacioneve agroteknike ose mbjelljeve nuk i kanë këto mjete të subvencioneve në dispozicion. Në fund, vlenë të theksohet se zhvillimi i sektorit të bujqësisë duhet të bazohet në një program për bujqësi të qëndrueshme dhe intensive, strategji për mbrojtjen e prodhimeve vendore, program që mbështet prodhimin (jo siperfaqen), përpunimin dhe punësimin, program që ofron mundësi për orientimin e prodhimit në sektorët ku vendi ka avantazhe krahasuese në raport me kapacitetin prodhues”, thotë Sylejmani për arbresh.info.
E ata që e pësojnë më së shumti dhe preken drejtpërdrejt nga mos dhënia e subvencioneve janë fermerët.
Shoqata e Fermerëve të Qumështit tregon për abresh.info se fermerët po përballen me vështirësi të mëdha dhe thonë se fermerët janë thuajse para kolapsit. Ata theksuan se po përballen edhe me ngritje të çmimeve dhe se janë shumë të dëshpëruar nga Ministria e Bujqësisë sepse pavarësisht premtimeve ende nuk ka asnjë rezultat.
“Ministri na ka dëshpëru shumë. Situata është shumë e keqe. Në përgjithësi si fermer jemi keq. Ne kemi pas tre takime me ministrin e ri dhe na ka premtu shumë, por nuk ka bërë asgjë. Para dy javëve na ka premtuar që i ka lëshu nëntë milionë euro, por doli që nuk ishte e vërtetë. Ne edhe ashtu kemi ngritje të çmimeve, si të drithërave, si të koncentrateve diku përmbi 40 përqind dhe se jemi thuajse afër kolapsit”, thonë në këtë shoqatë në një përgjigje për arbresh.info.
Ata njoftuan se do të mbajnë një takim javën e ardhshme me ministrin Peci, dhe potencuan se nëse nuk ka asnjë veprim konkret zgjidhja e vetme për ta mbetet rruga.
“Fermerët janë te shqetësuar shume. Nuk kemi asnjë informacion për shpalljen e subvencioneve për vitin 2021 e si pasojë e kësaj do të dalim në rrugë. Kemi një takim me Ministrin e Bujqësisë javën e ardhshme dhe do të marrim informata e fundit nga Ministri se çfarë ka në plan dhe mundësi të bëjë dhe nëse shohim se nuk ka asnjë veprim konkret ne do të dalim në rrugë”, thonë në shoqatë.
Ministri Peci në mbledhjen e 17-të të Qeverisë kërkoi 15 milionë euro në kuadër të rishikimit të buxhetit, por për një kërkesë të tillë nuk u diskutua shumë. Sidoqoftë, fermerët do të takohen këtë javë me Ministrin Peci ku shpresojnë se do t’i jepet fund këtij ngërçi me anë të një zgjidhjeje, të paktën të përkohshme për fermerët./arbresh.info/FlorentHaxhnikaj/
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...