Google ADS

Fermerët grekë përleshen me policinë

09:44 | 8 Mars 2017
Arbresh.info

Fermerët grekë janë përleshur me policinë në qendër të Athinës gjatë një proteste kundër tatimit dhe reformave të pensionit të dala nga kredia financiare.

Rreth 1,300 fermerë të cilët kishin arritur në Athinë nga ishulli i Kretës u nisën drejt ministrisë së bujqësisë, që ishte e mbyllur nga autobusët e policisë, transmeton portali arbresh.info.

Një numër i vogël fermerësh thyen xhamat e ndërtesës dhe autobusët e policisë, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës.

Tashmë një kohë fermerët janë në mosmarrëveshje me autoritetet greke në lidhje me ligjet e sigurimeve sociale./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme