Ferizaji është qyteti i dytë më i prekur në Kosovë nga koronavirusi me 56 raste pozitive deri më tani.
Qyteti i Ferizajit ka marrë masa rigozore në parandalimin e përhapjes së koronavirusit atje.
Kryetari i komunës, Agim Aliu për lajmi.net ka thënë se janë në pritje edhe të disa rezultateve nga testimet sot dhe varet nga kjo nëse numri i të infektuarve do të rritet.
“Po janë disa rezultate që kanë dalur dje, një pjesë më e vogël kanë mbetur për sot, janë 23 mesa e di në total”, tha Aliu.
I pyetur për listën e kontakteve të të infektuarve, Aliu tha se ajo përditësohet vazhdimisht me të dhënat nga terreni.
“Ne e kemi listën e kontaktave dhe përditësohet vazhdimisht me të dhënat nga terreni”, tha Aliu.
I pyetur për numrin e rasteve të kontaktit që ende nuk janë testuar, Aliu tha se janë mbi 100 të tilla.
“Janë mbi 100 persona si raste të kontaktit që ende nuk janë testuar”, tha Aliu.
Në Ferizaj deri para pak ditësh nuk kishte asnjë rast pozitiv me COVID-19, por infektimi ndodhi nga një person i vetëm që kishte kontakt me 19 persona të tjerë dhe kështu ky numër u dyfishua shumë shpejt.
Tani Ferizaji numëron 56 raste me koronavirus, qyteti i dytë më i prekur pas Malishevës me 69 raste.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...