Është e rrallë një pamje e tillë.
Jemi mësuar të shohim në fotot në vendet e ndryshme të botës por jo edhe në vendin tonë.
Është kjo shtëpia nga druri e ndërtuar në lisin që është i vjetër më shumë se 80 vjet.
Ndërtimi i kësaj shtëpie të veçantë ka ardhur si ide nga djali, që ka parë pamje të ngjashme në internet fillon rrëfimin, Naim Xhemajli pronari i kësaj shtëpie nga druri.
E për tërë këtë vepër Naimit me familje i janë dashur vetëm një muaj dhe pa ndihmën e askujt.
Plotësimi i dëshirës së një fëmije të vogël u kthye në destinacion nga shumë vizitorë.
Tashmë kjo shtëpi nuk i takon vetëm familjes, vazhdon rrëfimin ai.
“Para tri vite ka filluar ndërtimi i saj. Gjithsej një muaj ka zgjatur. E kemi ndërtuar vetë me familje. Ideja ka ardhur djali i vogël e ka pa në internet dhe kemi dashur ta ndërtojmë edhe ne. Rrymën e bajm me inventar e ujin e bartim vetë”.
E brenda kësaj shtëpizë që të kthen në mendje fëmijërinë dhe imagjinatën, vendet janë të ndara.
Shkallet prej druri të dërgojnë në katin e parë, i destinuar për qëndrim ditor.
Rreth tij hapësira të mundëson një pamje magjike ku shihet i tërë fshati.
Pikërisht kjo ka qenë edhe arsyeja pse kjo hapsirë është vendosur të jetë e hapur.
E kjo pjesë shfrytëzohet nga pushuesit edhe për grill.
“Kjo hapsirë këtu është terasë, me qellim e kemi lenë, të hapur që të shihet e tërë pamja e fshatit”.
Më shkallë të njëjta të ndërtuara nga druri, por me hapsirë tjetër, vazhdojmë ngjitjen për në katin e dytë, të cilën pamjen edhe më të bukur e bënë lisi i vjetër i ndarë në dysh.
Ndonëse në pamje nga larg të jep përshtypjen e një shtëpie të vogël, kur i afrohesh, ndryshon mendje.
Nën gjethet e lisit dhe hijen e tij gjendet e një një mini kat i vogël e që shfrytëzohet vetëm për fjetje.
Qetësia e natyrës, e aroma e malit është arsyeja tjetër që kjo shtëpi është bërë mjaftë e kërkueshme për të kaluar fundjavat dhe jo vetëm.
Largimi nga zhurma e rrugëve dhe qytetet e bënë edhe më të veçantë drurin, në të cilën kjo shtëpi është ndërtuar.
Në këtë vend tashmë imagjinata është kthyer në realitet./V.Selimi/arbresh.info/
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania