Një vetë aksident ka ndodhur në orët e pasdites në Mirash të Ferizajt.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli
Siç bëhet e ditur, autobusi ka shkaktuar vetë aksident, me ç’rast ka rrëshqitur dhe ka dal nga rruga.
Si pasojë e kësaj kanë mbetur të lënduar 3 persona dhe të njëjtit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Njësitet e policisë, hetuesit e aksidenteve kanë dal në vendin e ngjarjes
“Rreth orës 18:50 ka ndodhur një aksident komunikacioni në rrugën që qon për fshatin Mirash të Ferizajt nga rruga magjistrale Ferizaj Prishtinë fshati Babush, ku një autobus i udhëtarëve me targa vendore ka shkaktuar vetë aksident ( ka rrëshqit) me këtë rast janë lënduar 3 persona dhe janë dërguar në qendrën emergjente në Ferizaj, Njësitet e policisë – hetuesit e aksidenteve kanë dal në vendin e aksidentit, ka thënë Veseli./arbresh.info/
Sinani paralajmëron protesta: Marshojmë për barazi dhe drejt...
Goditje për propagandën ruse dhe serbe, TikTok fshin llogari...
Juventus dhe Napoli ndajnë pikët në derbin e javës
Kamala Harris kërkon tjetër debat/ Pranon ftesën e CNN, që p...
Presidenti i Feronikelit ’74 reagon ashpër pas ndeshje...
Përmbytje të mëdha në Japoni, raportohet për viktima dhe të ...