Sot rreth orës 13:40, një qytetar i Ferizajt (M/SH/K), në parkingun e një qendre tregtare në Ferizaj, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente te humbura.
Portofoli i përkiste një qytetari të nacionalitetit serb nga Shtërpca.
Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt, transmeton arbresh.info
Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë ( 110 euro dhe 40 dinarë ) dhe dokumentet tjera ( letërnjoftimi i RKS-së , letërnjoftimi i SRB-së, patentë shoferi i SRB-së dhe dy kartela bankare).
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin për gjestin e tij human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur , në stacionin e policisë ./arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës