Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj, janë shqiptuar 1441 gjoba kundërvajtëse dhe janë hequr 22 patentë shoferë për gjatë një jave.
Në komunikatën e Policisë thuhet se, këto gjoba janë shqiptuar brenda një jave, ku është njoftuar se sa aksidente kanë ndodhur.
Kanë ndodhur gjithsej 26 aksidente, prej tyre katër aksidente me lëndime si dhe 22 me dëme materiale. Tutje thuhet se janë lënduar pesë persona.
Komunikata e plotë:
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt, gjatë javës që shkoi nga data 20-26/03/2023 ka shqiptuar 1441 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 22 patentë shoferë, për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Ndërsa, janë raportuar 26 aksidente, prej tyre:
– Aksidente me lëndime, 4
Persona të lënduar, 5
– Aksidente me dëme materiale, 22
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.
Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406./Arbresh.info/
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...