Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar aktivitetet e saja në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion përmes dronit të policisë.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka bërë kontrollimin e komunikacionit përmes dronit të policisë, aksion ky që do të vazhdojë përgjatë gjithë muajit mars 2022 nëpër rrugët magjistrale, rajonale dhe lokale të rajonit të Ferizajt, me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacion, raporton Drejtoria Rajone e Policisë në Ferizaj.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar këto kundërvajtje:
Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 56 gjoba
Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 2 gjoba
Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 2 gjoba
Kalimi i afatatit të regjistrimit , 5 gjoba
Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 3 gjoba
Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 27 gjoba
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 24 gjoba
Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 87 gjoba
Heqje e patentë shoferit , 4 gjoba
Gjithsej , 206 gjoba
Ndërsa kanë ndodhur 3 aksidente: 2 me lëndime trupore dhe 1 me dëme materiale./arbresh.info/
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët