Google ADS

Ferizaj, për hakmarrje rrahin një person

13:26 | 26 Gusht 2019
Arbresh.info

Dy persona janë ndaluar në Ferizaj nën dyshimin se kanë ndaluar rrahur një person.

Në njoftimin e Prokrurorisë Themelore në Ferizaj thuhet se lëndimi ka ndodhur nën dyshimin e hakmarrjes.

Prokruroria ka njoftuar gjithashtu se dy të dyshuarit janë ndaluar në në kohëzgjatje prej 48 orësh.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinion se ka ndaluar dy persona të dyshuar me inicialet  R.T., dhe A.T.,  në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit, më 24 Gusht 2019,  në Ferizaj, me qëllim të hakmarrjes, kanë ndaluar në rrugë të dëmtuarin  R.K., dhe e kanë goditur me grushte dhe shkelma, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, me ç’rast në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme