Komuna e Ferizajt ka arritur të kurorëzojë kontratën e radhës për këtë vit.
Kështu, ditën e djeshme komuna e cila udhëhiqet nga Agim Aliu ka nënshkruar kontratën “Sigurimi i objektit të komunës dhe objekteve tjera”, me grupin e operatorëve ekonomik “Skyfterat-Live”, ShPK, “Commando” Sh.P.K, dhe “Group For Security” Sh.P.K nga Ferizaji.
Çmimi total i kësaj kontrate kornizë është 403 mijë e 204.56 euro në kohëzgjatje për 24 muaj, duke respektuar çmimet për njësi (muaj) 16 mijë e 800.19 euro të paraqitura në ofertën financiare të kontraktuesit, shkruan Indeksonline.
Kjo kontratë publike kornizë do të implementohet nga data e nënshkrimit të kontratës duke filluar prej datës 1 shkurt 2019 deri më 31 janar 2021.
Sipas të njëjtës kontratë, kusht për operatorin ekonomik fitues është që t’i pranoj në punë ish-punëtorët e Komunës, QKMF-së dhe objekteve të cilat funksionojnë në kuadër të Komunës së Ferizajit, të cilët kanë qenë punëtor të përhershëm në këto institucione, numri i të cilëve është 25 punëtor plus dhe 9 punëtor të tjerë kur në gjithësej numri i punëtorëve duhet të jetë në 34 punëtorë.
Paga e të gjithë punëtorëve të cilët do të punojnë te OE fitues duhet të jetë në shumë prej 270 euro neto.
Deputetët e Komisionit për Shëndetësi presin në takim presid...
Mblidhen sot katër komisione parlamentare
Harris apo Trump, amerikanët votojnë për presidentin e ri
Osmani merr pjesë në lanisimin e raportit të UNICEF-it mbi n...
Moti për sot në Shqipëri
Vazhdon dëshmin Shukri Buja në Hagë