Google ADS

Ferizaj, ndezën qirinjtë në kujtim të viktimave të luftës në Kosovë

08:52 | 6 Maj 2023
K.B

Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt dhe shoqëria civile kanë organizuar një aktivitet të veçantë për të nderuar dhe përkujtuar 1432 viktimat e luftës së fundit në Kosovë.

Në këtë aktivitet që u mbajt në sheshin qendror të Komunës së Ferizajt, janë ndezur qirinjtë për t’i nderuar viktimat dhe për t’i dhënë një mesazh të fortë për paqen dhe stabilitetin në Kosovë.

“Ky aktivitet ka si qëllim të ndikojë në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe për të nderuar dhe respektuar të gjithë ata që kanë humbur jetën gjatë kohërave të vështira dhe të dhimbshme për Kosovën dhe popullin tonë”, thuhet në njoftimin e bërë nga Komuna e Ferizajt.


Organizatorët e këtij aktiviteti, së bashku me pjesëmarrësit e tjerë, kanë bërë thirrje për të gjithë qytetarët për të ndërgjegjësuar dhe mobilizuar në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të lirisë, demokracisë dhe paqes në Kosovë.

Në këtë aktivitet ishin prezentë përfaqësues të Kuvendit të të Rinjve të Ferizajt, shoqërisë civile dhe të rinjtë nga Ferizaj.

Ky aktivitet është një tregues i vazhdueshëm i përkushtimit të shoqërisë civile dhe të rinisë për të ndërtuar një Kosovë të qëndrueshme, të ndershme dhe të bashkuar, duke përkujtuar 1432 viktimat e luftës së fundit në Kosovë./Arbresh.info/

Të ngjashme