Aleanca Kosova e Re ka mbajtur tubim madhështor në qytetin e Ferizajt, ku para të pranishmëve foli presidenti i saj, Behgjet Pacolli.
Presidenti Behgjet Pacolli tha se ndjehet i lumtur për përkrahjen e madhe që ka gjetur në qytetin e Ferizajt. “Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe po shoh përkrahje kaq të madhe nga qyteti i Ferizajt”, tha Pacolli.
Ai ndër të tjera tha se do të punojë gjithnjë për Kosovën dhe rininë e Kosovës.
“Si koalicion kemi ideologji të ndryshme, por synime të njëjta sepse synojmë të punojmë për shtetndërtimin e Kosovës. Ky është cikël i vështirë i shtetndërtmit të Kosovës, por unë kam besim tek njerëzit e mirë, tek njerëzit që e duan Kosovën, nuk abuzojnë dhe nuk e vjedhin Kosovën. Kam besim tek njerëzit që qytetarin e konsiderojnë shpirtin e këtij shteti”, tha Pacolli.
Pacolli përmendi edhe miqtë klasikë të Kosovës dhe SHBA-në, si nisjen e jetësimit të ngritjes së zërit kundër të keqes së Kosovës, andaj Kosova duhet të punoj për fuqizimin e Kosovës, i cili arrihet më së miri me programin e AKR-së, tha ai.
Nikoqiri i këtij takimi, koordinatori i degës së AKR-së në Ferizaj, Ibrahim Hyseni tha se kandidatët e Ferizajt për deputet në Kuvendin e Kosovës do ta përfaqësojnë në mënyrë dinjitoze, me punë të ndershme.
Kandidati për deputet, ministri i MPB-së, Ekrem Mustafa tha se AKR-ja ka programin më të mirë ekonomik.
“Zyrtarët e AKR-së asnjëherë nuk qenë pjesë e skandaleve. AKR hyn në këto zgjedhje me një program cilësor për zhvillim ekonomik dhe jo me duar të zhytura”, deklaroi Mustafa.
Kandidati tjetër për deputet në Kuvendin e Kosovës nga qyteti i Ferizajit, Sedat Ismaili e vlerësoi AKR-në si subjekt politik i cili tërë këto vite ka dëshmuar vetëm punë të drejtë. “Nuk kam qenë asnjëherë i akuzuar, ashtu siç nuk ka qenë askush nga AKR. Në AKR nuk ka nepotizëm, këtë e kanë dëshmuar të gjithë njerëzit e AKR-së që kanë punuar në qeverinë e Kosovës, prandaj e kam zgjedhur AKR-në”, tha ndër të tjera Ismajli.
Në fund të takimit u bë edhe prezantimi i kandidatëve për deputet nga AKR, prezentë në këtë takim, Ekrem Mustafa, Sedat Ismaili, Valdrin Lluka, Islam Pacolli, Vesel Makolli, Mirlinda Sopi, Alma Lamçja, Myzejene Selmani, Nusret Qubreli, Skender Avdyli dhe Ymer Rogova./arbresh.info/
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...